Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRAPAMBETURÍ,~A f. Të qenët i prapambetur, prapambetje. Mbizotëronte prapambeturia, ligësia, çmenduria shekullore.
PRAPAMBÉTUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që ecën më ngadalë se të tjerët në punën për plotësimin e diçkaje, ai që nuk përparon krahas me të tjerët; ai që ka mbetur prapa të tjerëve; kund. i përparuar. Kritikoi të prapambeturit. Ndihmojnë (nxitin) të prapambeturit.
PRAPAMBÉTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që ecën më ngadalë se të tjerët në punën për plotësimin e diçkaje, ajo që nuk përparon krahas me të tjerët; ajo që ka mbetur prapa të tjerëve; kund. e përparuar.
2. Diçka që nuk është bërë në kohën e duhur, diçka së cilës i ka kaluar koha.
3. vet. sh. Të ardhurat ose shpenzimet që nuk janë nxjerrë ose nuk janë paguar brenda një viti financiar. Volën (shlyen) të prapambeturat.
✱Sin.: të mbetura, të papaguara, të pashlyera.
PRAPAMBÉTUR (i, e) mb. 1. Që ka mbetur pas të tjerëve, që e kanë lënë prapa; që ka mbetur në rrugë.
2. Që i ka kaluar koha, që nuk është bërë në kohën e caktuar, që ka mbetur pa u bërë. Ndeshje futbolli e prapambetur. Detyrime (pagesa) të prapambetura.
3. Që ecën me ngadalë se të tjerët në një punë, që nuk i plotëson detyrat në kohë dhe me cilësi.
4. Që ka përparuar më pak nga ç’duhej; që ka mbetur prapa të tjerëve; kund. i përparuar. Nxënës i prapambetur.
5. Që ka një shkallë të ulët zhvillimi; që nuk është i zhvilluar nga pikëpamja ekonomike, politike, arsimore, kulturore etj.; kund. i përparuar; i zhvilluar. Vend i prapambetur. Sistem ekonomik (arsimor) i prapambetur. Në një gjendje të prapambetur. Është i prapambetur.
6. Që ka mendime e koncepte të vjetruara, që s’është me kohën; që i përket një kohe të vjetër; prapanik; kund. i përparuar; përparimtar. Njeri i prapambetur.
✱Sin.: i pazhvilluar, i ulët, primitiv, artizanal, prapanik, patriarkal, anadollak, mendjengushtë, mendjendryshkur, i vjetruar, i vonuar, i papaguar, i pashlyer, i papërparuar, i dobët, i pagdhendur, i ndryshkur, i pakulturuar, i krimbur, qytyk, turkoshak.
PRAPAMÁL,~I m 1. Krahinë që shtrihet prapa një mali, përtej malit, tejmal. Banorët e prapamalit. Kullotat e prapamalit. Japin e marrin me ata të prapamalit. 2. përmb. Banorët e kës…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPAMÁLAS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që banon prapa një mali, banor i prapamalit, tejmalas. Erdhën dhe prapamalasit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPAMÁLAS,~E mb. Që banon prapa një mali, tejmalas. Banorët prapamalas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPAMÁLAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që banon prapa një mali, banore e prapamalit, tejmalase.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPAMBÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mbetem prapa; nuk përparoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPAMBÉTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Të mbeturit prapa, mbetje prapa. Prapambetja e nxënësve në mësime. 2. Të qenët i prapambetur; zhvillim i ulët i dikujt a i diçkaje. Prapambetje ek…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPAMBÉTUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që ecën më ngadalë se të tjerët në punën për plotësimin e diçkaje, ai që nuk përparon krahas me të tjerët; ai që ka mbetur prapa të tjerëve…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPAMBÉTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që ecën më ngadalë se të tjerët në punën për plotësimin e diçkaje, ajo që nuk përparon krahas me të tjerët; ajo që ka mbetur prapa të …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPAMBÉTUR (i, e) mb. 1. Që ka mbetur pas të tjerëve, që e kanë lënë prapa; që ka mbetur në rrugë. 2. Që i ka kaluar koha, që nuk është bërë në kohën e caktuar, që ka mbetur pa u …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPAMBÉTËS,~I m. sh. ~, ~IT I prapambetur. Ndihmojnë prapambetësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë