Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRÁPA ndajf. 1. Në një vend ose në një farë largësie nga ana e shpinës së dikujt a të diçkaje; pas; kund. përpara. Rri prapa. Është prapa. Mbeti prapa. Të tjerët janë prapa. I vuri duart prapa. Ky shi që bie, ka edhe diell prapa. (fj. u.).
2. Në drejtim të kundërt me lëvizjen që ka bërë dikush a diçka më parë; në drejtim të anës së pasme të dikujt a të diçkaje; në drejtim të vendit ku ishte, mbrapsht; pas; kund. përpara. U kthye (u tërhoq) prapa. Lëvizte sa para e prapa. Ktheu kokën prapa. Bëri dy hapa prapa. E ktheu veturën prapa. Uji që rrjedh, nuk kthehet prapa. (fj. u.).
3. Në faqen nga ana e shpinës së dikujt a të diçkaje, në anën e pasme; kund. përpara. Fustan me kopsa prapa. Fletë e shkruar prapa. Ishte nxirë prapa.
4. Me të, pas tij; më vete, pas vetes; si shoqërues. Iu vu prapa. E ndoqi prapa. Mori dy veta prapa. S’e donte prapa.
5. Jo në kohën që duhet të shënojë në të vërtetë, por duke ngelur (për orën); kund. përpara. Ora është (mbeti) prapa. E ka prapa orën. Shkon prapa në punë.
6. Pas vdekjes, pas vetes, pas. La pesë djem prapa. S’la gjë prapa.
7. fig. Në një gjendje më të prapambetur, më pas se të tjerët a në krahasim me atë që duhet, më keq se të tjerët, në fund, pas; në një shkallë më të ulët në krahasim me të tjerët a me një periudhë kohe; kund. përpara. Është prapa me detyrën (me planin). Qëndron shumë prapa nga shokët. Mbeti prapa.
8. Këtej e tutje; pastaj, më vonë; pas. Disa ditë më prapa. Të mos kemi fjalë prapa! Do të të dalë mirë më prapa. Nga ajo ditë e prapa ai s’u pa më.
9. Në një kohë më të hershme, në të kaluarën, më parë. Prapa, shumë prapa, në kohët e lashta...
✱Sin.: mbrapa, mbas, pas, përmbrapa, përmbas, mbrapsht, prapthi, praptas, prapazi, së praptazi, dalë, ith, pastaj, shul, pupa.
♦ Bëj *hapa (një hap) prapa. Ka bërë prapa (dikush). 1. Është penduar për diçka, u tërhoq, pranoi gabimin; ndryshoi qëndrimin e tij të mëparshëm. 2. Ka pasur dështime në punë, është në një shkallë më të ulët nga ç’ishte; kund. ka bërë (ka çarë) përpara. I ra *mendjes (prapa) (dikush). I bie prapa (*pas) (dikujt a diçkaje). I bie vetes prapa (dikush) kujdeset shumë për veten. *Dardha e ka bishtin prapa. (fj. u.) Kthej *kokën (kryet) prapa. Nuk kthehet prapa (dikush) është i vendosur në rrugën e tij, nuk tërhiqet; është këmbëngulës në qëllimin e vet, nuk thyhet. Iu kthye qafa prapa (dikujt) përb. shih e drodhi (e përdrodhi) qafën (dikush) përb. E lë prapa (pas). 1. (dikë). Ia kaloj në një punë, në vlera etj.; eci më përpara se ai, përparoj më shpejt; e lë në bisht; e lë në baltë. 2. (diçka). E harroj, nuk e përmend më, e kapërcej. E merr prapa. 1. (dikë). E ndjek në një punë a në një veprimtari; i shkon (i vete) prapa (pas) (dikujt). 2. (diçka). E tërheq (një fjalë, një mendim etj.). E mbaj kokën prapa e kujtoj vendlindjen përherë edhe pse jam larguar në vend tjetër, nuk e harroj asnjëherë nga e kam prejardhjen. Mbeti prapa (pas) (dikush) nuk ka përparuar njësoj me të tjerët; nuk është në atë shkallë që duhet, është i prapambetur. I ngrihet (i çohet) *pluhuri prapa (dikujt). Shikon prapa (pas) (dikush). 1. Nuk e harron të kaluarën, nuk harron ç’ka qenë, nga ka dalë; shikon edhe të tjerët që nuk janë aq mirë sa ai. 2. Merret me të kaluarën e ka ngecur në vend, nuk synon të zhvillohet e të përparojë; kund. shikon përpara. Të shkel *hijen (prapa) (dikush). Nuk ia shkel (dot) *hijen (prapa) (dikujt). Më shkoi (më vajti) barku prapa. 1. shih m’u ngjit barku pas shpine (me kurrizin). 2. Më erdhi të pështirë, m’u përzie. I shkon (i vete) prapa (pas) (dikujt) e ndjek dikë në mendime e në sjellje, bën si ai; e merr prapa (dikë). Më vajti (më shkoi) gjuha prapa u lodha së foluri duke e përsëritur diçka shumë herë ose duke i folur vazhdimisht dikujt; më ra gjuha përtokë; më vajti (më shkoi) goja te veshi (prapa veshit); më zuri gjuha (goja) lesh. Iu vu (iu qep) prapa (pas) (dikujt) e ndoqi, e gjurmoi.
PRÁPA parafj. Përdoret me një emër a përemër në rasën rrjedhore për të treguar: 1. Njeriun, sendin etj., në anën e prapme të të cilit ndodhet dikush ose gjendet a bëhet diçka; pas; kund. përpara. Prapa meje. Prapa shtëpisë. Prapa mureve. Prapa aeroplanit. Prapa malit. I mblodhi gërshetat kurorë prapa kokës.
2. Njeriun, sendin etj. në anën e pasme të të cilit lëviz dikush a diçka ose që e shoqëron a e ndjek pas; kund. para. Prapa tij vinte i vëllai. Qeni shkonte prapa të zotit.
3. Një njeri, një vend etj., në krahasim me të cilin dikush ka mbetur pas në plotësimin e një pune a detyre ose në zhvillimin e përgjithshëm. Prapa gjithë të tjerëve ishte ai.
4. Diçka, pas së cilës fshihet një gjë tjetër ose bashkë me të cilën nënkuptohet a shprehet diçka tjetër. Prapa kësaj fjale ka diçka.
♦ Më ra prapa *kokës (diçka). E çoi prapa *botës (dikë). E ka bërë prapa *derës (diku) përçm. E dërgoi (e çoi) prapa *diellit (dikë). E hodhi prapa (pas) *krahëve (diçka). E hodhi prapa (pas) *shpinës (diçka). Është prapa *botës (prapa dynjasë) (dikush) përçm. E ka mendjen (i ka mendtë) prapa *kokës (dikush). Ka *sy edhe prapa kokës (dikush). E mban *gjuhën prapa dhëmbëve (ndër dhëmbë) (dikush). Punon prapa *gardhit (dikush). Ia punoi prapa *krahëve (dikujt). Punon prapa *perdes (dikush) keq. Punon prapa *skenës (dikush) libr. keq. Qëndron (vepron) prapa *shpinës (së dikujt) keq. Rri prapa *kopesë (dikush) keq. Vajti (shkoi) prapa *diellit (dikush). Prapa *diellit të vejë! (dikush) mallk.
PRAP vep., ~A, ~UR kal. Prapakthej, praps, prapësoj, zmbraps.
PRAPA- fjalëform. gjymtyra e parë e fjalëve të përbëra e të përngjitura, që u përgjigjet kuptimeve të ndajfoljeve prapa e pas (p.sh. prapaskenë, prapashtesë; i prapambetur; prapave…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPÁN,~E mb. 1. I praptë, i mbrapshtë. Njeri prapan. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAP vep., ~A, ~UR kal. Prapakthej, praps, prapësoj, zmbraps.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÁPI (së) ndajf. Së prapthi, mbrapsht. E ktheu së prapi. E veshi së prapi.♦ E ka nxjerrë kokën së prapi (dikush) është ters, është fëmijë i prapë, bën rrëmujë; s’lë dy gurë bashkë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAPS vep., ~A, ~UR kal. Prapësoj, zmbraps. Praps ushtrinë armike. Praps kalin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÁP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Pritë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÁP/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ana e prapme e diçkaje; kund. e mbara. E prapa e bluzës. E prapa e thikës tuni. 2. Veprim i dëmshëm, sjellje e keqe, prapësi; kund. e mbara. E …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÁPË (i, e) mb. 1. bised. I prapmë; kund. i mbarë, i përparmë. Ana e prapë e xhaketës. 2. Që bën prapësi, që nuk rri urtë, që nuk lë dy gurë bashkë; kund. i mbarë. Fëmijë i prapë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÁPË ndajf. 1. Nga ana e prapme; praptas, mbrapsht; kund. mbarë. Mbarë e prapë. E ktheu (e veshi) prapë. 2. bised. Në drejtim të kundërt me lëvizjen që ka bërë dikush a diçka, and…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÁPË ndajf., bised. 1. Duke u bërë përsëri, edhe një herë. Shkoi (erdhi) prapë. E pyeti prapë. E ndërtuan prapë. E mori prapë. 2. Ende; megjithatë, përsëri, prapëseprapë. Prapë vi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë