Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRAN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E marr diçka që më jepet, nuk e kthej. E pranoi dhuratën. E pranoi ftesën. E pranoi me kënaqësi.
2. edhe jokal. Jap pëlqimin për të bërë një punë a një veprim që më kërkohet; pajtohem me dikë a me diçka; dua. E pranoi detyrën e re. Pranoi të vinte (të fliste, të zgjidhej). Pranon, s’pranon, do të niset patjetër. - E si thua? Pranon? - Po, pranoj.
3. E quaj të drejtë diçka, e quaj të vërtetë a të ligjshme; miratoj. E pranuan vendimin (ligjin, propozimin). Pranojnë statutin. I pranoi kushtet (afatet). E pranoi gabimin (fajin). Pranoi se nuk kishte të drejtë.
4. Jap pëlqimin që dikush të punojë diku etj., nuk jam kundër; marr. E pranoi në punë. S’i pranonin të aplikonin. E pranuan në universitet (në shkollën e lartë, në kolegj).
5. E fut dikë në një organizatë, e bëj anëtar.
6. vet. v. III Gjen mjedis të përshtatshëm për t’u rritur a për t’u zhvilluar mirë; është i përshtatshëm për diçka, është në përshtatje me diçka; duron. Ulliri nuk i pranon tokat me lagështirë. Kjo tokë nuk e pranon këtë farë. Nuk i pranon gjuha jonë këto ndërtime të huaja.
✱Sin.: marr, mbaj, dua, miratoj, mirëpres, qas, fut, pohoj, njoh, quaj, përtyp, duroj, anëtarësoj, pëlqej, afroj, tumir, begenis, honeps, tres, dëshiroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë