Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRÁNË ndajf. 1. Në një largësi të vogël nga diçka tjetër; përkrah; përbri; afër; kund. larg. Pranë e pranë shumë afër, ngjitur. Aty pranë diku pranë. Fare pranë. I rri pranë. Iu qas pranë. E kisha pranë. Afrohu më pranë! Nuk këndon bilbili, kur i vë sorrën pranë. (fj. u.).
2. Pa ndonjë dallim të madh nga dikush a nga diçka tjetër, me tipare të ngjashme me diçka tjetër, afër; kund. larg. Janë (qëndrojnë) pranë.
3. fig. Duke i qëndruar afër a duke treguar kujdes, interesim e vëmendje të veçantë; në marrëdhënie të drejtpërdrejta e të ngushta me dikë tjetër; afër. E ka pranë dikë është përherë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të dikujt, ndihmohet vazhdimisht e me dashamirësi prej tij. I rri (i qëndron) pranë dikujt a diçkaje kujdeset shumë, në mënyrë të veçantë për të. Iu gjend (iu ndodh) pranë dikujt e ndihmoi, e përkrahu, i dha dorën (kur kishte nevojë). E mbaj pranë dikë krijoj marrëdhënie të ngushta me të, sillem në mënyrë të ngrohtë e kujdesem për të, e ndihmoj vazhdimisht.
✱Sin.: afër, afras, afrazi, përbri, përkrah, anë, anës, ndanë, mbanë, bashkë, ngjitur, ngjitas, bri, puqur, buzë, ngjat.
♦ I gjendem (i ndodhem) pranë (dikujt) e ndihmoj dhe e përkrah kur ka nevojë a një hall, kujdesem për të në rrethana të vështira, i gjendem; i rri (i qëndroj) pranë; i qëndroj afër; i ndodhem (i gjendem) në krah; i jap (i hedh) dorën (një dorë). Kam pranë (dikë) jam përherë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të dikujt, ndihmohem vazhdimisht e me dashamirësi prej tij. E mbaj pranë (dikë) krijoj marrëdhënie të ngushta me dikë e sillem me ngrohtësi ndaj tij, kujdesem për të dhe e ndihmoj vazhdimisht, e mësoj si të punojë e si të sillet; s’e ndaj nga vetja; e mbaj afër. I rri (i qëndroj) pranë (dikujt a diçkaje) kujdesem shumë, vazhdimisht e në mënyrë të veçantë për dikë a për diçka; e ndihmoj a e mbroj në çdo rast dikë; i gjendem (i ndodhem) pranë; i rri (i qëndroj) afër; i rri (i qëndroj) përkrah.
PRÁNË parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar së bashku me të: 1. Vendin, njeriun, sendin etj., afër të cilit kryhet një veprim ose ndodhet dikush a diçka, drejt të cilit lëviz, shkon, afrohet dikush etj.; afër. Pranë meje. Fare pranë tij. Pranë shtëpisë (kopshtit, pishinës). Pranë një pylli (këndit të lojërave). Pranë autostradës (mbikalimit, nënkalimit). U ul pranë saj (tij). Shkoi pranë nënës.
2. libr. Institucionin, organizatën etj. ku bën pjesë ose nga varet një institucion tjetër, një ndërmarrje etj. ose ku punon dikush. Punonte pranë misionit të Kombeve të Bashkuara.
3. Punën, çështjen etj., krahas së cilës qëndron ose me të cilën lidhet diçka tjetër. Pranë asaj çështjeje duhen parë edhe disa detyra të reja që dalin.
✱Sin.: afër, përbri, bri, përkrah, buzë.
PRÁNËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që rri pranë dikujt. E kisha pranës gjithë ato mote.2. Ai që punon si ndihmës pranë dikujt.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRANDÁJ lidh. 1. Përdoret në krye të një fjalie të pavarur ose kryesore për të ripërmendur arsyen a shkakun e dhënë në fjalinë tjetër dhe për të treguar se veprimi a gjendja e shpr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÁNGA,~T f. vet. sh. 1. Zinxhir a hekura me hallka të kapura njëra me tjetrën, që përdoren për t’i lidhur duart dikujt që arrestohet a burgoset. I vunë prangat. I hodhi (i shtiu) …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRANGÍM,~I m. Veprimi kur prangoj dikë. Prangimi prej eposit (prej së vërtetës).✱Sin.: prangosje, ndalim, arrestim, burgim, burgosje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRANG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë prangat, e lidh me pranga, arrestoj.2. fig. Mbaj të lidhur a të mbërthyer, tërheq shumë. E kishte pranguar poezia e M. Camajt (e T. Eliotit).…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRANGÓS vep., ~A, ~UR kal. Prangoj, arrestoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÁNG/Ë,~A f., ndërt. Fushak, shul.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRANÍ,~A f. Të qenët në një vend në një çast të caktuar, të ndodhurit aty, të qenët i pranishëm; pjesëmarrje. Prania e tij është e nevojshme. U bë pa praninë e tij. Në prani të tij…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRANÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pranoj ose kur pranohem. Konkursi i pranimit në shkollën e baletit. Dhoma e pranimit për shtrimin e të sëmurëve. 2. Ai që lejohet të marrë p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E marr diçka që më jepet, nuk e kthej. E pranoi dhuratën. E pranoi ftesën. E pranoi me kënaqësi. 2. edhe jokal. Jap pëlqimin për të bërë një punë a…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë