Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRAKTÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. filoz. Veprimtaria e njerëzve për shndërrimin e natyrës e të shoqërisë, si burim i lindjes, i zhvillimit e i pasurimit të teorisë dhe kriteri themelor i së vërtetës.
2. Tërësia e vëzhgimeve dhe e eksperimenteve shkencore, veprimtaria e njeriut për të zbatuar në jetë njohuritë e fituara. Praktika historike shoqërore. Lidhja e teorisë me praktikën. Shkëputja e praktikës nga teoria. Shkëputja e teorisë nga praktika.
3. Mjedisi ku jetojmë e punojmë, bota që na rrethon; jeta ku zbatohet e vërtetohet një përfundim i caktuar, një tezë etj.; realitet. Ndeshemi në praktikë me diçka. Vë në praktikë zbatoj, kryej, vë në jetë.
4. Tërësia e shprehive, e mënyrave dhe e metodave të fituara në një fushë të caktuar të veprimtarisë, përvoja e grumbulluar që lehtëson kryerjen e një pune; mënyra a metoda për të bërë diçka. Praktikë e drejtë (e gabuar). Praktika e ndjekur deri tani. Teoria e praktika leksikografike. Ka praktikë. I mungon praktika. Bëhet praktikë pune. E di nga praktika.
5. Punë sistematike, e organizuar dhe e vijueshme, si pjesë e pandarë e të mësuarit etj., që bëhet për të ngulitur e për të zbatuar njohuritë teorike, për të fituar shprehi të caktuara, për të rritur përvojën në një fushë të veprimtarisë shoqërore, për të përvetësuar një mjeshtëri etj. Praktikë bujqësore (pedagogjike, mjekësore, bankare). Praktika e nxënësve (e studentëve) në spital. Bëjnë (kryejnë) praktikën. E ka marrë (e ka përvetësuar, e ka fituar) me praktikë.
✱Sin.: realitet, jetë, mjedis, shprehi, mënyrë, ushtrim, stërvitje.
PRAKTICIÉN,~E mb., libr. 1. Që ka përvojë të gjatë në punë, që ka njohuri të thellë në një punë, profesionist.2. si em. m. e f.. Sipas kuptimeve të mbiemrit!
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAKTICÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ithtar e përkrahës i prakticizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAKTICÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ithtare e përkrahëse e prakticizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAKTÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me veprimtarinë konkrete të njerëzve për shndërrimin e natyrës e të shoqërisë dhe për prodhimin e të mirave materiale; që bëhet duke marrë parasysh …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAKTIKÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën punë praktike në një ndërmarrje, në një institucion etj. për të ngulitur e për të zbatuar njohuritë e marra në teori, për të fituar shprehi t…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAKTIKÍM,~I m. Veprimi kur praktikoj ose kur praktikohem.✱Sin.: ushtrim, stërvitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAKTIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Ushtroj, stërvit, e vë të bëj praktikë. Praktikoj veshin për muzikë. Praktikojnë studentët pranë institucioneve. 2. Merrem rregullisht me…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAKTIKÚAR (i, e) mb. Që është praktikuar, i ushtruar.✱Sin.: i ushtruar, i stërvitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAKTIKÚAR,~IT (të) as. Praktikim. Të praktikuarit bën të përsosurën.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAKTIKÚM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Mësim praktik në shkollat e larta, për të ngulitur më mirë njohuritë teorike. Praktikumi i gjuhës shqipe (i fizikës). Zhvillon një praktikum.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë