Fjalori
PRAG

PRA/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Brez guri, betoni a druri, që vihet për së gjeripjesën e poshtmederës dheshërben si mbështetje për këtë. Pragu i derës. Pragu i shtëpisë. Prag prej guri. Kaloi (kapërceu, hodhi) pragun. Doli (rri) te pragu. U ul në prag. U rrëzua (u pengua) fëmija te pragu. Mos i kapërce kurrkujt pragun me sherr! (fj. u.).
2. Brez guri, betoni a druri, që vendosetpjesën e poshtmedritareve. Pragje dritaresh.
3. Rrasë e gjatë dhe e trashë katërkëndëshe gurivihet mbi këmbët e oxhakut, buhari. Pragu i oxhakut.
4. fig. Vendi i banimit, shtëpia. Pragu im. Pragprag shtëpishtëpi, në çdo shtëpi. S’ka dalë nga pragu sot ka ndenjur brendashtëpi, s’ka dalë fare jashtë. S’ia kam shkelur (s’ia kam parë) pragun s’kam qenë asnjëherështëpinë e tij, s’ia kam shkelur derën.
5. Familja. Iu shua pragu mbeti pa njeri, u shkretua.
6. Atdheu. Ka lënë pragun ka ikuremigrim. Rriprag nuk largohet nga shtëpia a nga fshati i tij, nuk shkon për të punuar në një vend tjetër.
7. Pllakë e trashë guri, aq e madhe sa mundrroket me duar. Mori një prag.
8. Dru i gdhendur me katër faqe, që vendoset zakonishtpjesën e përparmeshtratitqerres, të sajës, të lesës etj., ku mbërthehen pjesët e tjera. Pragu i qerres (i lesës, i sharrës).
9. Pjesë e ngritur e me pjerrësivogëlshtratin e një lumi; brez gurindërtohetshtratin e lumit për ta bërë rrjedhjen më të qetë; diçka që ka trajtën e një shkallareje ose të trarit. Pragje bore. Ka pragje lumi. Ndërtuan disa pragje.
10. Copë prej druri ose prej ndonjë lënde tjetërfortë, që vendosettrupin e një vegle muzikore e mbicilën mbështeten telat, urë.
11. fig. Pengesë. Iu (i doli) prag dikujt. E kaloi pragun. S’ka prag që s’kapërcehet.
12. fig. Kohë që i paraprin një ngjarjejecaktuar, parakohë; koha para fillimitdiçkaje (zakonisht me parafjalën në). pragun e fitores. Në pragzgjedhjeve (të festës). Në pragmartesës (të pleqërisë). Në pragpranverës. Në pragun e jetës i ri në moshë, që sapo ka hyrëmoshën madhore.
13. spec. Madhësia më e vogël e diçkaje.
14. spec. Kufiri, caku më i lartë i shfaqjesdiçkaje; shkalla a forca e shfaqjesdiçkaje. Pragu absolut i ndijimit (psikol.) madhësia më e vogël e një ngacmuesishkakton lindjen e ndijimit. Pragu i dëgjimit (psikol.) intensiteti më i vogël i një tingullimundshkaktojë ndijimin e të dëgjuarit. Pragu i dhembjes kufiri më i lartë i intensitetit, përtejcilit ndijimi shkakton dhembje.
Sin.: shqem, parvaz, sofat, soft, parmak, pezul, buhari, shtëpi, familje, pritë, urë, pengesë, vigjilje, kufi, cak, vendbanim, atdhe, shkëmb, pllakë, parakohë, grykë, buzë.
I bëhem prag. 1. (dikujt). E pengoj që të mos arrijë diçka, i bëhem pengesë; i bëhem gardh; i bëhem ledh; i bëhem barrikadë libr. 2. (diçkaje). E pengoj diçka që nuk duhetndodhë; i bëhem gardh; i bëhem ledh; i bëhem barrikadë libr. I bie pragutdëgjojë dera (dikush) nuk e thotë drejtpërdrejt atë që kërkohet, i drejtohet dikujt tjetër që ta kuptojë vetë ai që duhet; e hedh fjalën gjetkë; flet tërthorazi e me nënkuptime; i bie derësdëgjojë qilari; i bërtetbijësdëgjojë e reja. I bie *shiupragderës (dikujt). S’ka dalë nga pragu (dikush) është i padalë e i pashëtitur; nuk e njeh botën, ka formimkufizuar; nuk ka dalë shumë nga shtëpiashoqëri (kryesisht për shkak zakoni) dhe nuk është zhvilluar; ka mbetur me horizontngushtë. Na hëngri pragun e shtëpisë (dikush) përçm. shih e bëri kalldrëm (diku) përçm. Ështëpragderës (diçka) thuajse ka ardhur, është shumë afër, e kemi pranë; është prapa derës; po troketderë. E kapërceu (e kaloi) pragun. 1. (dikush a diçka). E kaloi masën a kufirin, shkoi më tej nga ç’duhej; e teproi; e kapërceu (e kaloi) cakun; e kaloi (e kapërceu) kufirin. 2. (dikush). Dolijetë nga një gjendje e mbyllur, hyrijetë; e kapërceu një pengesëpërpjekjet e tij për të arritur diçka. Pragprag shtëpishtëpi, kudo; derë derë; portëportë; vatërvatër. Puthe pragun! iron. mos guxoshkelësh më në këtë shtëpi a në këtë vend!, mos guxovishkëtu!, thuajilamtumirëkëtij vendi. *Pyllpragderës. Nuk qas (nuk do) pragu mushkë shih nuk qas ahuri mushkë. Me *rraqe e me pragje. Nuk ia kam shkelur pragun (derën) (dikujt) nuk kam qenë asnjëherë tek ai; s’i kam vajtur asnjëherështëpi a në zyrë. Iu shua pragu (dera) (dikujt) i vdiqëngjithë, mbeti pa njeri, u shkretua; iu shua vatra (oxhaku); iu mbyll shtëpia; i vuri kyçin (shtëpisë) (dikush); i vuri ferrën (shtëpisë) (dikush); s’i këndongjelishtëpi. T’u shoftë pragu (dera)! mallk.vdekshingjithë!, mos të mbettë njeri gjallë prapa!; mbiftë ferraderë!; të dalshin hithravatër!; të zëntë shtëpia bar! I tregoj pragun (dikujt) shih i zbraz barkun (dikujt).


Rezultate të ngjashme

PRAGDÍM/ËR,~RI m. Koha kur afrohet dimri, zakonisht fundi i muajit nëntor. Pragdimër në Korçë (në Preshevë, në Prizren, në Gjakovë).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAGFÉST/Ë,~A f. Koha para fillimit të një feste, gjatë së cilës bëhen përgatitjet e duhura. Pragfesta e Vitit të Ri. Pragfesta e Pavarësisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAGFÍKUR mb., fig. Që i është fikur pragu, pragshuar.Sin.: pragshuar, derëshuar, zjarrshuar, qyqar, i shkretë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAGGJÚM/Ë,~I m. Koha para se të të kaplojë gjumi; dremitje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAGÍKJ/E,~A f. Koha para se të ikësh nga diku. Dimri ishte në pragikje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAGMATÍ,~A f. Marrëveshje a pakt për t’i bërë keq dikujt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAGMATÍK,~E mb. Që lidhet me pragmatizmin, i pragmatizmit; që mbështetet në pragmatizëm, pragmatist. Pikëpamje pragmatike. Qëndrim pragmatik. Shkollë pragmatike (filoz.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAGMÚZG,~U m. Prag i muzgut, buzëmbrëmje. Po binte pragmuzgu.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAGSHÚAR mb. 1. Derëshuar, derëmbyllur. Mbeti pragshuar.2. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit! Ç’na bëri, pragshuari! T’u shoftë pragu, o pragshuar! (mallk.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAGZGJÍM,~I m. Koha para se të zgjohesh. Pragzgjimi i shqiptarëve (i një shoqërie). Hasi në një tymtajë dalë prej mugujsh në pragzgjim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.