Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
POZITIVITÉT,~I m., psikol. Të qenët pozitiv ose prirja për të qenë pozitiv dhe optimist në jetë; kund. negativitet. Fëmijët e marrin besimin e fuqinë nga pozitiviteti i prindërve të tyre. Pozitiviteti toksik pozitiviteti për të qëndruar optimist e shpresëplotë për dikë a për diçka, duke shmangur mendimet negative.
POZITÍV,~I m. sh. ~A, ~AT elektr. Poli pozitiv; kund. negativ. Pozitivi e negativi.
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITÍV,~E mb. 1. Pohues; kund. negativ. Përgjigje pozitive. 2. Që e miraton diçka, që e pranon vlerën ose dobinë e saj, që e pranon dhe e përkrah dikë a diçka. Mendim pozitiv. Qën…
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITÍV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Diçka që është e dobishme dhe me vlerë; diçka që jep përfundime të dëshirueshme, ndihmon zhvillimin ose ndikon për të mirë; e mira, e dobishmja. Poziti…
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë pohuese; kund. negativisht. U përgjigj pozitivisht. 2. Në mënyrë të dobishme për dikë, për të mirë; kund. negativisht. Ndikon pozitivisht. E vlerëso…
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT filoz. Ithtar, përkrahës a mbrojtës i pozitivizmit. Pozitivistët bashkëkohorë.
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVÍST,~E mb., filoz. Që ka të bëjë me pozitivizmin, që i përket pozitivizmit, i pozitivizmit; që karakterizohet nga pozitivizmi, që mbështetet në pozitivizëm; që ndjek a përkr…
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET filoz. Ithtare, përkrahëse a mbrojtëse e pozitivizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVÍZ/ËM,~MI m., filoz. Sistem filozofik që njeh vetëm atë që mund të verifikohet shkencërisht ose që është i mundshëm për prova logjike ose matematikore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë