Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
POZITÍV/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Diçka që është e dobishme dhe me vlerë; diçka që jep përfundime të dëshirueshme, ndihmon zhvillimin ose ndikon për të mirë; e mira, e dobishmja. Pozitivja në art. Tregojnë (përgjithësojnë, përhapin) pozitiven. Mbizotëron përgjithësisht pozitivja.
✱Sin.: e mirë, e dobishme.
POZITÍV,~E mb. 1. Pohues; kund. negativ. Përgjigje pozitive.
2. Që e miraton diçka, që e pranon vlerën ose dobinë e saj, që e pranon dhe e përkrah dikë a diçka. Mendim pozitiv. Qëndrim pozitiv. Prirje pozitive. Dëshirë pozitive.
3. Që ndikon për të mirë mbi dikë a mbi diçka, që e ndihmon zhvillimin; kund. negativ. Kushte pozitive. Faktorë pozitivë. Ndikim pozitiv.
4. Që jep përfundimin e dëshiruar; që është i dobishëm e me vlerë, që ka veti të mira; që ka qëndrim e sjellje të mirë, i mirë; kund. negativ. Përfundime (rrjedhime, rezultate) pozitive. Notë pozitive notë kaluese në shkollë. Përvojë pozitive. Shembull pozitiv. Anë pozitive. Njeri pozitiv.
5. fiz. Që ka elektricitet të përbërë nga një rrymë protonesh, si ai që formohet duke fërkuar ebanitin me një rrobë të leshtë; kund. negativ. Bërthamë pozitive. Ngarkesë pozitive. Elektricitet pozitiv. Pol pozitiv.
6. mat. Që është më i madh se zeroja [ka shenjën plus (+) përpara]; kund. negativ. Numër pozitiv. Vlerë (madhësi) pozitive. Dëftues pozitiv. Shenjë pozitive.
7. mjek. Që ka shenja mikrobesh, bakteresh etj. në analizat laboratorike; që është i prekur nga një sëmundje; kund. negativ. Rast pozitiv. Analiza doli pozitive.
✱Sin.: pohues, pohor, miratues, i mirë, ndikues, i dobishëm, i prekur, i sëmurë.
POZITÍV,~I m. sh. ~A, ~AT elektr. Poli pozitiv; kund. negativ. Pozitivi e negativi.
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITÍV,~E mb. 1. Pohues; kund. negativ. Përgjigje pozitive. 2. Që e miraton diçka, që e pranon vlerën ose dobinë e saj, që e pranon dhe e përkrah dikë a diçka. Mendim pozitiv. Qën…
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë pohuese; kund. negativisht. U përgjigj pozitivisht. 2. Në mënyrë të dobishme për dikë, për të mirë; kund. negativisht. Ndikon pozitivisht. E vlerëso…
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT filoz. Ithtar, përkrahës a mbrojtës i pozitivizmit. Pozitivistët bashkëkohorë.
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVÍST,~E mb., filoz. Që ka të bëjë me pozitivizmin, që i përket pozitivizmit, i pozitivizmit; që karakterizohet nga pozitivizmi, që mbështetet në pozitivizëm; që ndjek a përkr…
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET filoz. Ithtare, përkrahëse a mbrojtëse e pozitivizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVITÉT,~I m., psikol. Të qenët pozitiv ose prirja për të qenë pozitiv dhe optimist në jetë; kund. negativitet. Fëmijët e marrin besimin e fuqinë nga pozitiviteti i prindërve …
Shfaq përkufizimin e plotë →POZITIVÍZ/ËM,~MI m., filoz. Sistem filozofik që njeh vetëm atë që mund të verifikohet shkencërisht ose që është i mundshëm për prova logjike ose matematikore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë