Fjalori
POTË

PÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Njerëzit e një barku; pot. Janë të një pote. Turpëroi potë e skotë.
2. Mbretëreshë e bletëve.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PO
PO

PO,~JA f. sh. ~, ~TË Pohim; miratim, pranim. Bëri “po” me kokë. Shqiptoi një po nëpër dhëmbë. Ponë e ka po.

PO

PO lidh. 1. Përdoret për të lidhur dy fjalibashkërenditura me marrëdhëniendryshme kundërshtore ose dy gjymtyrënjëjta të një fjalie me marrëdhënie kundërshtore a kufizuese; por. Dukej i vogël, po ishte i rëndë. Lirinë s’jua solla unë, po e gjeta këtu në mes tuaj. Dontevinte, po s’e lanë. Duafle, po nuk më flihet.
2. Përdoret për të lidhur dy fjali ose dy pjesë fjalie, njëra prejcilave e plotëson a e zhvillon më tej atë që thuhettjetrën; por. Ai do të vijë, po pakvonë. Hëngri, po me masë. Iu kujtua, po me vonesë. E ndihmonte vërtet, po pa qejf.
3. Përdoret, zakonishtbashku me fjalëtmegjithatë”, “ende”, “përkundrazi”, për të përforcuar a për të theksuarshumë kundërvënien; por. Vështirësitë qenëmëdha, po megjithatë nuk e thyen. E kishte dëshiruar prej kohësh, po ende (megjithatë) s’e kishte arritur.
4. Përdoret, zakonisht me një ndajfolje kohe ose me një fjalë tjetërtregon kohë, për të lidhur dy fjali a dy pjesë të një fjalie, njëra ngacilat (e dyta) shënon një gjendje ose një kohë të re, jo siç ishte parashikuar, kur kryhet veprimi i së parës; por. Arritëm, po kur gjithçka kishte marrë fund. Puna u krye, po një ditë më pas. Do të dalim, po kur të pushojë shiu. Ia solli, po kur ai s’kishtenevojë.
5. Përdoretbashku me lidhëzatedhe”, “as” në bashkëvajtje me shprehjet lidhëzore “jo vetëm..., jo vetëm që..., le që...” për të formuar shprehje lidhëzore bashkërenditëse të shkallëzimit (jo që.., po; jo veç..., po; jo vetëm që..., po edhe; jo vetëm (veç) që..., po as...; jo vetëm..., po edhe; le që... po; le që... po as (që); le që..., po edhe). Jo vetëm që e ndërtuan shpejt, po e bënë edhebukur. Le që s’e kupton, po as përpiqetshumë.
6. Përdoretfillim të një fjaliepavarurshpreh një kundërshtim ndaj fjalisëmëparshme; por. Po vetë e kërkoi. Po unë s’i thashë gjë. Po asnjë s’u ngrit. Po as që kanë për ta pritur.
7. Përdoretfillim të një fjalievarur kushtore, që tregon kushtin për realizimin e veprimitshprehur nga fjalia drejtuese; në qoftë se. Po të kem kohë, do të vij. Po të pëlqeu, mbaje. Po e mbarove librin, sille. Po të kishe nxituar edhe ca, do ta kishe arritur trenin. Po s’punove, s’fiton. Po s’luajte këmbët, s’luan (as) dhëmbët. (fj. u.). Po s’hëngre hudhra, s’bie erë. (fj. u.).
8. Përdoretdisa shprehje lidhëzore me kuptim kushtor (po qe se; po qe që; po të jetë se; po të jetë). Po qe se e gjen, i thuaj se e kërkoj. Po të jetë e vërtetë, njofto edhetjerët. Po u more me qentë e rrugës, nuk arrin kurrështëpi. (fj. u.).
9. Përdoretfillim të një fjalie me kuptimendryshme e me ngjyrime dëshire, urdhri, pyetjeje, habie, pakënaqësie etj. Eh, po të vinte! Po çelësin që e harrova! Erdhëm, po ç’e do, u lodhëm. Po nesër ç’do të bëjmë? Po ky djalë që s’vuri mend!
Sin.: por, porse, mirëpo, veçse, veçqë, veç, vetëm, ama, në, nëse, sikur.

PO

PO pj. 1. Përdoret me vlerën e një fjalie, kur pranojmë ose kur miratojmë diçka, kur pajtohemi me atë që thuhet etj.; kund. jo. - Do të shkosh? - Po. - E kuptove? - Po. Disa po, disa jo. Thotë po e pranon, nuk kundërshton. S’thotë as po as jo nuk vendos.
2. Përdoret kur përforcojmë diçkaështë thënëparë, me kuptiminpatjetër, sigurisht, s’ka dyshim, vërtet”; kund. jo. Po, do të vijë. Po, do ta marr atë. Po, e mirë është. Po, s’ka dyshim që do ta bëjmë. Po, patjetër që do të nisemi.
3. Përdoret para a pas një fjale për të përforcuar kuptimin e saj duke e përsëritur urdhrin, përgjigjen, miratimin etj.; kund. jo. - E shikon atë majën e malit? - E shikoj, po. - Mua më kërkoi? - Ty, po. E gjeti, po. Po, nisu! Fol, po, ç’pret! E marrim, po, e marrim.
4. Përdoret kur tregojmë diçka, kur përfundojmë një bisedë a përmbyllim një mendim, me kuptiminkështu, pra, është e vërtetë”. Po ja, kështu ndodhi. Po, i tillë ishte ai. Po, çdo gjë kapërcehet.
5. Përdoret kur gjatëfolurit kujtojmë papritur atë që është thënëparë ose kur na kujtohet diçka tjetër. Po, tani m’u kujtua. Po me të vërtetë, ishin dy. Po, ashtu ishte. Ku e patëm fjalën? Ah po, te gazeta e sotme.
6. Përdoret zakonishtkryefjalisë për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit që ai të ndalet e të mendojëmirë për diçka. Po, ta thashë që ta shohësh edhe njëherë. Po, për të mirën tënde e kam.
7. Përdoret, edhe e shoqëruar me pasthirrmë, për të shprehur habi, mosbesim, mospërfillje, qesëndi, përçmim, pakënaqësi etj. Po more, e ditke ti! Po moj, vërtet thua?! Pooo, dashke edhe më! Pooo, s’i pëlqeka atij!
8. Përdoretfjalitë pyetëse kur duampërforcojmë e të mbështetim pyetjen. Po si je? Po ç’të bëjmë sipas teje? Po sa vetë ishin? Po kush ta tha?
9. bised. Përdoretfund të një fjalie pyetëse me ngjyrim dyshimi për të përsëritur pyetjen ose për të nxjerrë atë që kërkohet nëpërmjet përgjigjesbashkëbiseduesit, me kuptimin “apo jo?”. Ti do të vish, po? Do ta lexosh librin, po? Ti je me ne, po? Ai mbeti i kënaqur, po?
10. Përdoret për të theksuar se është fjala për të njëjtin njeri, send etj.; pikërisht; krejt; gjithashtu. Po ai njeri. Po ajo gjë. Gjithnjë po kështu. Po atë ditë erdhi dhe ai. Po në të njëjtën mënyrë. Bathë, bathë, po një kokërr njëjtën gjë përsërit, aty mbeti.
11. Përdoret përpara foljevekohën e tashme dhe në të pakryerën e mënyrës dëftore, nganjëherë edhe e mënyrës habitore, kur shprehim veprime që zgjatin, që janë duke u shtjelluarçastin e ligjërimit ose në të njëjtin çast me një veprim tjetër. Po shkruaj. Po bie shi. Po perëndonte dielli. Po dilte kur hyra unë. Po mbushet vitinga ajo ditë. Po i pëlqeka shumë. Po e merr me të qeshur.
Sin.: posi, sigurisht, patjetër, afërmendsh, natyrisht, doemos, domosdo, medoemos, gjithashtu, ëhë, ehe, pikërisht, krejt.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.