Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
POST,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Detyra a përgjegjësia e dikujt; vendi që zë a që mban dikush, nëpunësi zakonisht e lartë; ofiq. Post i rëndësishëm (i lartë). Post drejtues. Post zyrtar (qeveritar, shtetëror). Post i vështirë (me përgjegjësi). Posti i kryetarit. Posti i drejtorit. Shfrytëzon postin.
2. usht. Vend i posaçëm për të ruajtur; vend, zakonisht më i lartë, i mbrojtur e i fortifikuar, ku rrinë disa ushtarakë për të vëzhguar a për të ruajtur, postë. Post luftarak. Posti i vrojtimit. Qëndron (është) në post është duke kryer detyrën e caktuar, është në krye të detyrës.
3. tek. Vend i posaçëm, i pajisur me mjetet e nevojshme, nga ku mund të ndryshohet rryma elektrike ose të drejtohen në mënyrë automatike mekanizma të ndryshëm. Posti i komandimit.
✱Sin.: vend, nëpunësi, pozitë, ofiq, detyrë, përgjegjësi, postë, pikëvrojtim.
POSTÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lug i madh druri ose guri, që vihet poshtë çezmës për të mbledhur ujë që të pijë bagëtia. Postaf guri (druri). Postafi i kroit (i pusit). Pinin ujë në p…
Shfaq përkufizimin e plotë →POSTÁR,~E mb. Që ka të bëjë me dërgimin e me shpërndarjen e letrave, të pakove, të të hollave etj. me anë të postës; që i përket postës, që bëhet me anë të zyrës së postës; që shër…
Shfaq përkufizimin e plotë →POSTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Postier.
Shfaq përkufizimin e plotë →POSTÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Rrip toke që ndodhet midis dy vijash; ngastër toke që mund ta punojë bujku në një hov; lehe. Postat me patate (me lule). Korri një postat misër.✱Sin.: lehe…
Shfaq përkufizimin e plotë →POSTÁT vep., ~A, ~UR krahin., kal. 1. E lodh shumë dikë, e këput, e rraskapit. E postati kalin.2. E vras shpirtërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Lëkurë berri me lesh të paqethur, e larë dhe e tharë, që përdoret si shtroje; postiqe. Poste deleje (ariu, leopardi). Shtruan postet. U ulën në poste. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓSTEK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Mbulesë leshi. I hodhi postekun nga këmbët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓSTER,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Afishe. Posterat e fushatës zgjedhore (e konferencës, e kongresit). 2. Pllakat.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓST/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Institucion, që merret me dërgimin dhe me shpërndarjen e letrave, të shtypit, të pakove, të të hollave etj. nga një vend në një tjetër. Posta shqiptare…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓST/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT usht. Vend i posaçëm ku qëndron një njësi e vogël ushtarake, që është caktuar për të vëzhguar dhe për të ruajtur; ushtarakët e kësaj njësie; ndërtesa ku …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë