Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
POSHTËRSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i poshtër, vetia e një njeriu të poshtër. S’hoqën dorë nga poshtërsia.
2. Veprim i ulët e i ndyrë, sjellje a punë e pandershme; turp. Bëri një poshtërsi me shokët. Ajo është poshtërsi e tyre.
✱Sin.: poshtëri, fëlliqësi, poshtërim, ndyrësi, turp, turpëri, loli, qenëri, bigorr, ligësi, fëlliqësirë, fëlligështi, baltë, kobë, kolerë, batakçillëk, dallkaukllëk, qelbësirë, matrapazllëk, horrllëk.
POSHTË ndajf. 1. Në lartësi të vogël nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër në drejtim pingul; më ulët se diçka tjetër ose se zakonisht; kund. lart; sipër. Nga mesi e poshtë. Ulu (z…
Shfaq përkufizimin e plotë →POSHTË parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar: 1. Vendin më të ulët, që është nën një tjetër; nën. Poshtë tryezës. Poshtë çatisë. Poshtë gjunjëve. Është pos…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓSHT/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që gjendet poshtë, që është poshtë diçkaje ose më poshtë se diçka; kund. i sipërm. Lagjja e poshtme. Kati i poshtëm. Buza (nofulla) e poshtme. Gjymtyrë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓSHTËR (i, e) mb. 1. Shumë i ulët nga morali e nga karakteri, i pandershëm, shumë i keq; i ulët, i keq. Njeri (burrë) i poshtër. Qëndrim (veprim) i poshtër. Sjellje e poshtër. Qël…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓSHT/ËR,~RI (i) m. sh. ~ËR, ~RIT (të) Ai që është shumë i ulët nga morali e nga karakteri, i pandershëm; i ulët, i keq. I ndanë hesapet me të poshtrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓSHT/ËR,~RA (e) f. sh. ~RA, ~RAT (të) Ajo që është shumë e ulët nga morali e nga karakteri, e pandershme; e ulët, e keqe. Ra pre e të poshtrave!
Shfaq përkufizimin e plotë →POSHTËRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Banor i Jugut; ai që është nga Shqipëria jugore, jugor.
Shfaq përkufizimin e plotë →POSHTËRÍ,~AI f. sh. ~, ~TË Poshtërsi.
Shfaq përkufizimin e plotë →POSHTËRÍ,~AII f. Tërësi e njerëzve që jetojnë në një luginë ose poshtë të tjerëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓSHTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Tatëpjetë. Ka marrë poshtëzën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë