Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÓRTOKÁLLTË (i, e) mb. Që e ka ngjyrën si ajo e lëkurës së portokallit të pjekur, që ka ngjyrë të verdhë në të kuqe, që vjen si i verdhë, portokalli. Ngjyrë e portokalltë. Dritë e portokalltë. Perëndim i portokalltë.
PORTOKÁ/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË [PORTOKALL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. bot. (lat. Citrus sinensis, Citrus aurantium) Pemë e familjes së agrumeve, me gjethe të zgjatura, të lëmuara e g…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORTOKÁLL,~E mb. Që është i verdhë në të kuq, si i verdhë, që ka ngjyrën e lëkurës së portokallit të pjekur. Ngjyrë portokalle. Fustan (dok) portokall. Dritë portokalle.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORTOKALLÁT/Ë,~A sh. ~A, ~AT ushq. Lëng nga portokalle të shtrydhura. Piu një gotë portokallatë. Portokallatë e sapopërgatitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORTOKALLÍ mb., bised. I portokalltë. Pulovër portokalli.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORTOKALLÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [PORTOKALLÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] Ngastër e madhe toke e mbjellë me portokaj. Portokallishtë e re (e madhe). Punoj në portokallishtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë