Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PORSÁ ndajf. Sapo. Porsa u festua me madhështi festa e Pavarësisë. Dielli porsa kishte dalë që prapa malit. Ai porsa qe larguar. Porsa pushoi shiu.✱Sin.: sapo posa, menjëherë, sa, …
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSÁ lidh. Sapo. Porsa të mbarojë studimet do të punoj në spitalin publik. Porsa të arrish, na njofto me celular!
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSA- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të formuara nga tema e mbiemrave prejpjesorë, me kuptimin “që sapo ka ndodhur a që sapo është bërë” (p.sh. i porsaardhur, i porsaçelur etj.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSABË́RË (i, e) mb. Që porsa është bërë; që është bërë pak kohë më parë. Port i porsabërë. Byrek i porsabërë.✱Sin.: i sapobërë, i posabërë, i porsagatuar, i posagatuar, i sapogat…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSADÁLË (i, e) mb. 1. Që porsa është shfaqur; që porsa ka mbirë etj.; që ka dalë pak kohë më parë. Dielli i porsadalë. Gruri i porsadalë. 2. etnogr. Që porsa është bërë nuse, që …
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAHÝRË (i, e) mb. Që porsa ka hyrë, që ka hyrë pak kohë më parë. Po kthehej te miqtë e porsahyrë.✱Sin.: i posahyrë, i sapohyrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAÍKUR (i, e) mb. 1. Që porsa ka ikur, që ka ikur pak kohë më parë. Dimri i porsaikur.2. Që sapo ka vdekur, që sapo ka ikur nga jeta. Murmurime të panjerëzishme për njeriun e po…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSALÁRË (i, e) mb. Që porsa është larë; që është larë pak kohë më parë, i sapolarë. Rroba të porsalara.✱Sin.: i posalarë, i sapolarë, i porsapastruar, i posapastruar, i sapopastr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSALÝER (i, e) mb. Që porsa është lyer; që është lyer pak kohë më parë. Shtëpi (banesë) e porsalyer. Shkollë e porsalyer. Tavolina (karrige) të porsalyera. Flokë të porsalyer.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSÉ lidh. Përdoret për të lidhur gjymtyrë ose fjali të bashkërenditura me marrëdhënie kundërshtore, me kuptimin “po, por, veçse, mirëpo”. Na hëngri shumë kohë, porse e përfunduam…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë