Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PORSASTAMPÚAR (i, e) mb. Që sapo është stampuar, që është stampuar pak kohë më parë. Redaktorja më zgjati një fotografi të porsastampuar.
✱Sin.: i posastampuar, i sapostampuar.
PORSASAJÚAR (i, e) mb. Që porsa është sajuar, që është sajuar pak kohë më parë. Ul mbi grumbullin e porsasajuar të teshave. Intrigë e porsasajuar.✱Sin.: i posasajuar, i saposajuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSASHFÁQUR (i, e) mb. Që porsa është shfaqur; që është shfaqur pak kohë më parë. Sëmundje e porsashfaqur.✱Sin.: i posashfaqur, i saposhfaqur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSASHÍTUR (i, e) mb. Që porsa është shitur; që është shitur pak kohë më parë. Mall i porsashitur.✱Sin.: i posashitur, i saposhitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSASHKARKÚAR (i, e) mb. Që porsa është shkatërruar, që është shkatërruar pak kohë më parë. Po merrte në pyetje ministrin e porsashkarkuar.✱Sin.: i posashkarkuar, i saposhkarkuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSASHKÚLUR (i, e) mb. Që porsa është shkulur; që është shkulur pak kohë më parë. Trungje (shtylla) të porsashkulura. Hudhra (qepë, patate) të porsashkulura.✱Sin.: i saposhkulur, …
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSASHPRÉHUR (i, e) mb. Që porsa është shprehur, që është shprehur pak kohë më parë.✱Sin.: i posashprehur, i saposhprehur, i porsathënë, i posathënë, i sapothënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSASHTRÚAR (i, e) mb. Që porsa është shtruar; që ka pak kohë që është shtruar. Dysheme e porsashtruar. Tapet i porsashtruar. I tregoi shtratin e porsashtruar.✱Sin.: i posashtruar…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSASHTRÝDHUR (i, e) mb. Që porsa është shtrydhur, që është shtrydhur pak kohë më parë; i posashtrydhur. Mbushi kanën me musht rrushi të porsashtrydhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSASHTÚAR (i, e) mb. Që porsa është shtuar; që ka pak kohë që është shtuar. Ekip i porsashtuar. Të ardhura të porsashtuara.✱Sin.: i posashtuar, i saposhtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSASKANÚAR (i, e) mb. Që porsa është skanuar; që është skanuar pak kohë më parë. Dokument i porsaskanuar.✱Sin.: i posaskanuar, i saposkanuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë