Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PORSAMBÝLLUR (i, e) mb. Që porsa është mbyllur, që është mbyllur pak kohë më parë. Plagë e porsambyllur. Ktheu kokël vrikshëm nga dera e porsambyllur.
✱Sin.: i posambyllur, i sapombyllur.
PORSAMBÝLLUR (i, e) mb. Që porsa është mbyllur; që është mbyllur pak kohë më parë. Çështje e porsambyllur. Gjykim i porsambyllur.
✱Sin.: i posambyllur, i sapombyllur, i porsambaruar, i posambaruar, i sapombaruar.
PORSAMÁRRË (i, e) mb. Që porsa është marrë; që është marrë pak kohë më parë. Mesazh (lajm) i porsamarrë. Pakoja e porsamarrë. Porosi e porsamarrë.✱Sin.: i posamarrë, i sapomarrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAMARTÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që porsa është martuar, ai që është martuar pak kohë më parë. Shoqëruesit e të porsamartuarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAMARTÚAR (i, e) mb. Që porsa është martuar; që është martuar pak kohë më parë. Çift i porsamartuar. Të rinj të porsamartuar.✱Sin.: i sapomartuar, i posamartuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAMARTÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që porsa është martuar, ajo që është martuar pak kohë më parë. Uronin të porsamartuarën.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAMBÁRSUR (e) mb. Që porsa është mbarsur, që është mbarsur pak kohë më parë (për një kafshë). Lopë (mështjerrë) e porsambarsur.✱Sin.: e posambarsur, e sapombarsur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAMBARÚAR (i, e) mb. Që porsa ka mbaruar a që porsa është mbaruar.✱Sin.: i posambaruar, i sapombaruar, i porsandërtuar, i posandërtuar, i sapondërtuar, i porsambyllur, i posamby…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAMBÍRË (i, e) mb. Që porsa ka filluar të nxjerrë sythin; që ka pak kohë që ka mbirë, i posambirë, i sapombirë. Bimët e porsambira. Bar i porsambirë. Grurë (misër) i porsambirë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAMBJÉLLË (i, e) mb. Që porsa është mbjellë; që ka pak kohë që është mbjellë. Fara e porsambjellë. Fidanët e porsambjellë. Pemët e porsambjella. Tokat (arat) e porsambjella.✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAMBULÚAR (i, e) mb. 1. Që porsa është mbuluar, që është mbuluar pak kohë më parë. Trupi dergjej tashmë në varrin e porsambuluar. 2. Që sa është fshehur, që sa është mbyllur. Çë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAMJÉLË (e) mb. Që porsa është mjelë (për një dele, për një dhi, për një lopë, për një deve etj.); që është mjelë pak kohë më parë. Bagëti (tufë) e porsamjelë.✱Sin.: e posamjelë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë