Fjalori
PORSAMBIRË

PORSAMBÍRË (i, e) mb. porsa ka filluarnxjerrë sythin; që ka pak kohë që ka mbirë, i posambirë, i sapombirë. Bimët e porsambira. Bar i porsambirë. Grurë (misër) i porsambirë.
Sin.: i posambirë, i sapombirë, i porsadalë, i posadalë, i sapodalë.


Rezultate të ngjashme

PORSAMÁRRË (i, e) mb. Që porsa është marrë; që është marrë pak kohë më parë. Mesazh (lajm) i porsamarrë. Pakoja e porsamarrë. Porosi e porsamarrë.Sin.: i posamarrë, i sapomarrë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PORSAMARTÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që porsa është martuar, ai që është martuar pak kohë më parë. Shoqëruesit e të porsamartuarit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PORSAMARTÚAR (i, e) mb. Që porsa është martuar; që është martuar pak kohë më parë. Çift i porsamartuar. Të rinj të porsamartuar.Sin.: i sapomartuar, i posamartuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PORSAMARTÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që porsa është martuar, ajo që është martuar pak kohë më parë. Uronin të porsamartuarën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PORSAMBÁRSUR (e) mb. Që porsa është mbarsur, që është mbarsur pak kohë më parë (për një kafshë). Lopë (mështjerrë) e porsambarsur.Sin.: e posambarsur, e sapombarsur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PORSAMBARÚAR (i, e) mb. Që porsa ka mbaruar a që porsa është mbaruar.Sin.: i posambaruar, i sapombaruar, i porsandërtuar, i posandërtuar, i sapondërtuar, i porsambyllur, i posamby…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PORSAMBJÉLLË (i, e) mb. Që porsa është mbjellë; që ka pak kohë që është mbjellë. Fara e porsambjellë. Fidanët e porsambjellë. Pemët e porsambjella. Tokat (arat) e porsambjella.Sin…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PORSAMBULÚAR (i, e) mb. 1. Që porsa është mbuluar, që është mbuluar pak kohë më parë. Trupi dergjej tashmë në varrin e porsambuluar. 2. Që sa është fshehur, që sa është mbyllur. Çë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PORSAMBÝLLUR (i, e) mb. Që porsa është mbyllur, që është mbyllur pak kohë më parë. Plagë e porsambyllur. Ktheu kokël vrikshëm nga dera e porsambyllur.Sin.: i posambyllur, i sapomb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PORSAMJÉLË (e) mb. Që porsa është mjelë (për një dele, për një dhi, për një lopë, për një deve etj.); që është mjelë pak kohë më parë. Bagëti (tufë) e porsamjelë.Sin.: e posamjelë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.