Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PORSALËSHÚAR (i, e) mb. 1. Që porsa është lëshuar a që porsa është liruar, që është lëshuar a që është liruar pak kohë më parë. Zuri vendin e porsalëshuar. Pëllumbat e porsalëshuar.
2. I porsahapur. Gonxhe (burbuqe) e porsalëshuar.
✱Sin.: i posalëshuar, i sapolëshuar, i porsahapur, i posahapur, i sapohapur. i porsaçelur, i posaçelur, i sapoçelur.
PORSALARGÚAR (i, e) mb. Që porsa është larguar, që është larguar pak kohë më parë. Dëgjoheshin akoma hapat e njerëzve të porsalarguar. U përshëndet me trajnerin e porsalarguar.✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSALÁRË (i, e) mb. Që porsa është larë; që është larë pak kohë më parë, i sapolarë. Rroba të porsalara.✱Sin.: i posalarë, i sapolarë, i porsapastruar, i posapastruar, i sapopastr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSALÍNDUR (i, e) mb. 1. Që porsa ka lindur; që ka lindur pak kohë më parë (për fëmijët, për qengjat etj.). Fëmijë i porsalindur. 2. Që porsa është krijuar ose porsa është themelu…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSALÍNDUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që porsa ka lindur, ai që ka lindur pak kohë më parë. Dhoma e të porsalindurve. Shëndeti i të porsalindurit. Ushqimi për të porsalindurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSALÍNDUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që porsa ka lindur, ajo që ka lindur pak kohë më parë. Kujdesi për të porsalindurën.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSALIRÚAR (i, e) mb. 1. Që porsa ka dalë nga burgu a është liruar nga internimi, që porsa ka rifituar lirinë; që ka rifituar lirinë pak kohë më parë. Një njeri i porsaliruar. 2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSALIRÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që porsa është liruar nga burgu, nga internimi ose nga ushtria.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSALÝER (i, e) mb. Që porsa është lyer; që është lyer pak kohë më parë. Shtëpi (banesë) e porsalyer. Shkollë e porsalyer. Tavolina (karrige) të porsalyera. Flokë të porsalyer.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSALËRÚAR (i, e) mb. Që porsa është lëruar; që ka pak kohë që është lëruar. Tokat (fushat) e porsalëruara.✱Sin.: i sapolëruar, i posalëruar, i sapopunuar, i porsapunuar, i posapu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë