Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PORSAFORMÚAR (i, e) mb. 1. Që porsa ka marrë formën e vet, që porsa është formuar; që porsa ka arritur zhvillimin e duhur. Trup i porsaformuar. Boçe të porsaformuara. Gjuhë letrare e porsaformuar.
2. Që porsa është themeluar, që porsa është krijuar a është organizuar. Shtet i porsaformuar. Ekip i porsaformuar.
✱Sin.: i sapoformuar, i posaformuar, i sapokrijuar, i porsakrijuar, i posakrijuar, i sapothemeluar, i porsathemeluar, i posathemeluar, i sapoorganizuar, i posaorganizuar, i porsaorganizuar.
PORSAFEJÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që porsa është fejuar; ai që është fejuar pak kohë më parë. Uronin të porsafejuarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAFEJÚAR (i, e) mb. Që porsa është fejuar; që ka pak kohë i fejuar, i sapofejuar. Vajzë e porsafejuar. Djalë i porsafejuar.✱Sin.: i sapofejuar, i posafejuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAFEJÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që porsa është fejuar; ajo që është fejuar pak kohë më parë. E porsafejuara u bashkua me të ftuarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAFILLÚAR (i, e) mb. Që porsa është filluar; që është filluar pak kohë më parë. Bisedimet e porsafilluara. Bukë e porsafilluar. Dasmë (gosti, festë) e porsafilluar.✱Sin.: i sapo…
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAFITÚAR (i, e) mb. Që porsa është fituar, që është fituar pak kohë më parë. Po humbte qetësinë e porsafituar. Shuma e porsafituar.✱Sin.: i posafituar, i sapofituar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORSAFSHÍRË (i, e) mb. Që porsa është fshirë; që është fshirë pak kohë më parë. Mesazh i porsafshirë.✱Sin.: i posafshirë, i sapofshirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë