Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
POROSÍT (POROSÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. I bëj një kërkesë dikujt për të blerë a për të më dërguar diçka, për të më bërë një punë etj., bëj një porosi. Porositi një libër (një manual arkitekti). Porositi një kafe. Porositi një palë këpucë.
2. I ngarkoj ose i besoj dikujt një detyrë a një punë të veçantë. E porositi vëllain që...
3. I jap dikujt një këshillë për diçka, e këshilloj; i jap dikujt udhëzime të vlefshme, e mësoj dikë si të veprojë. E porositi të ketë kujdes rrugës. Ashtu e porositi babai.
4. I besoj dikujt një dëshirë.
5. Shpreh fjalët, dëshirat a këshillat e fundit para vdekjes. E porositi para se të vdiste...
✱Sin.: këshilloj, mësoj, kërkoj, them, zë, zgjedh, ngarkoj, besoj, udhëzoj.
POROSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Kërkesë që i bëjmë dikujt për të blerë diçka, për t’i kryer një punë etj. Merr (pranon) porosi. Bëri një porosi porositi diçka. Qep me porosi.2. Vetë sen…
Shfaq përkufizimin e plotë →POROSIDHË́NËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që jep një porosi; kund. porosimarrës. Autoriteti kompetent i porosidhënësit. Takim i porosidhënësve. Porosidhënës politikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →POROSIDHË́NËS,~E mb. Që jep një porosi; kund. porosimarrës. Takim organizativ e porosidhënës.
Shfaq përkufizimin e plotë →POROSIMÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merr një porosi; kund. porosidhënës. Lajm i mirë (i keq) për porosimarrësit. Mosbindje e porosimarrësve. Politikan apo porosimarrës?
Shfaq përkufizimin e plotë →POROSÍT (POROSÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. I bëj një kërkesë dikujt për të blerë a për të më dërguar diçka, për të më bërë një punë etj., bëj një porosi. Porositi një libër (një manua…
Shfaq përkufizimin e plotë →POROSÍTJ/E,~A f. Veprimi kur porosit ose kur porositem. Porositja e drekës. Porositje e librave. Porositje e veshjeve.✱Sin.: këshillim, mësim, udhëzim.
Shfaq përkufizimin e plotë →POROSÍTUR (i, e) mb. 1. Që është ngarkuar të bëjë një punë a të kryejë një detyrë; që ka marrë një porosi. Njeri i porositur. Është i porositur të veprojë kështu. 2. Që është kërku…
Shfaq përkufizimin e plotë →POROSÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën një kërkesë për të blerë a për t’i dërguar diçka, për të bërë një punë etj., ai që bën një porosi. Porositësi i mallit. Me kërkesën e porositës…
Shfaq përkufizimin e plotë →POROSÍTËS,~E mb. Që bën një kërkesë për të blerë a për t’i dërguar diçka, për të bërë një punë etj., që bën një porosi. Pala porositëse. Firmë (agjenci) porositëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →POROSÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën një kërkesë për të blerë a për t’i dërguar diçka, për të bërë një punë etj., ajo që bën një porosi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë