Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
POR,~II m. sh. ~E, ~ET libr., kryes. sh. 1. Vrima shumë të imëta në lëkurën e njeriut ose të kafshëve; vrima shumë të vogla në diçka. Poret e lëkurës. Poret e guaskës së vezës. Trup me pore. Hapen (lirohen) poret.
2. fig. Vrimë, hapësirë shumë e vogël; pjesë përbërëse e diçkaje; qelizë. Poret e jetës. Poret e shoqërisë.
PORÉND,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. Ferra a shkurre si gardh anës një are.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORÉPS vep., ~A, ~UR krahin., kal. Shëroj; e bëj të marrë veten.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PORÉPS/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. Shërohem; marr veten.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORÉPSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. Shërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORÉPSUR (i, e) mb. I shëruar. Fëmijë i porepsur. Plakë e porepsur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PORÉSH,~I m. Mezhdë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë