Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
POPULLÚAR (i, e) mb. 1. Që banohet nga njerëzit. Bregdet i populluar. Krahinë e populluar. Vende të populluara.
2. I tillë ku banojnë shumë njerëz, që ka popullsi të dendur. Lagje shumë e populluar.
3. biol. Që është i mbushur me qenie të gjalla. Ujëra të populluara.
✱Sin.: i popullzuar, i banuar, i zënë, i mbushur.
POPULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vendos njerëz për të jetuar përgjithnjë në një vend, e mbush me banorë një vend; shtoj popullsinë e një vendi, të një krahine, të një qyteti etj. Populluan zonat e pabanuara.
2. biol. Përhap një lloj të caktuar qeniesh të gjalla a organizmash të të njëjtit lloj në një vend ku s’ka të tillë; bëj që të zhvillohet e të shtohet diçka në një vend. I populluan rezervuarët me peshq. E populluan me gjah.
3. biol., vet. v. III Zë a mbush një vend, rron së bashku me të tjerë (për qenie të gjalla që zakonisht rriten ose rrojnë bashkë në grupe). Qenie që popullojnë Tokën. Pinguinët popullojnë Antarktidën. Mijëra zogj popullonin kurorat e pemëve.
✱Sin.: popullzoj, përhap, zë, mbush.
PÓPU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Tërësia e njerëzve që jetojnë në një vend a në një shtet; banorët e një vendi a të një krahine. Populli shqiptar. Populli ynë. Popull i madh (i vogël…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Popullsia që banon në një vend; popull. Popullata e qytetit (e krahinës). Nevojat e popullatës. Furnizimi i popullatës. Regjistrimi i popullatës. Sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur populloj ose kur popullohet një vend. 2. biol. Grup bimësh, drurësh a organizmash që i përkasin një lloji të caktuar dhe rriten, rrojnë a vendosen dik…
Shfaq përkufizimin e plotë →►POPULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Mbushet me banorë një vend; shtohet popullsia e një vendi etj. 2. biol., vetv. Mbushet me qenie të gjalla një vend. U popull…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vendos njerëz për të jetuar përgjithnjë në një vend, e mbush me banorë një vend; shtoj popullsinë e një vendi, të një krahine, të një qyteti etj.…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me popullin, që i përket popullit, i popullit; që e ka themelin në popull dhe është për popullin; që ka dalë nga gjiri i popullit e i shërben atij;…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLÓRÇE ndajf., bised. 1. Sipas mënyrës së popullit, siç e ka zakon populli. Sillet popullorçe. Kërceu popullorçe. U ulën popullorçe. Ia shtruan popullorçe. 2. Në gjuhën e popul…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Popull; kombësi; komb. Popullsi shqiptare. Popullsi vendëse (e huaj). 2. Tërësia e banorëve të një vendi, të një krahine, të një qyteti ose të një pjes…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLZÍM,~I m. Popullim. Popullzimi i një qendre të re industriale.
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Populloj. 2. Përhap në popull diçka; popullarizoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë