Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
POPULLÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me popullin, që i përket popullit, i popullit; që e ka themelin në popull dhe është për popullin; që ka dalë nga gjiri i popullit e i shërben atij; që është në duart e popullit; që është krijuar nga populli ose për popullin; që është veti e popullit. Masat popullore. Kultura (krijimtaria, gojëtaria) popullore. Arti popullor. Veshje (këngë, valle) popullore. Urtësia (mençuria, zgjuarsia) popullore. Lojëra popullore. Gurra popullore. Zbukurime (motive) popullore. Letërsia gojore popullore. Këngëtar (valltar, humorist) popullor. Mjek popullor. Ka karakter popullor. Demokraci popullore.
2. Që bëhet nga i gjithë populli; që bëhet para popullit; masiv. Festë popullore. Manifestim popullor.
3. Që është bërë i dashur për njerëzit me sjelljen e me veprimtarinë e tij, që e njohin të gjithë si të tillë. Njeri popullor. Është shumë popullor.
4. Që kuptohet lehtë nga populli, që është përshtatur për masat e gjera, i thjeshtë. Etimologji popullore (gjuh.).
5. Që njihet nga masat e gjera të popullit; që është bërë i njohur në popull, shumë i përhapur. Sport popullor.
✱Sin.: i njohur, masiv, i dëgjuar, i përhapur, i thjeshtë, i dashur, i nderuar, i kapshëm, i kuptueshëm, vulgar.
POPULLÓRÇE ndajf., bised. 1. Sipas mënyrës së popullit, siç e ka zakon populli. Sillet popullorçe. Kërceu popullorçe. U ulën popullorçe. Ia shtruan popullorçe. 2. Në gjuhën e popul…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÓPU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Tërësia e njerëzve që jetojnë në një vend a në një shtet; banorët e një vendi a të një krahine. Populli shqiptar. Populli ynë. Popull i madh (i vogël…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Popullsia që banon në një vend; popull. Popullata e qytetit (e krahinës). Nevojat e popullatës. Furnizimi i popullatës. Regjistrimi i popullatës. Sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur populloj ose kur popullohet një vend. 2. biol. Grup bimësh, drurësh a organizmash që i përkasin një lloji të caktuar dhe rriten, rrojnë a vendosen dik…
Shfaq përkufizimin e plotë →►POPULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Mbushet me banorë një vend; shtohet popullsia e një vendi etj. 2. biol., vetv. Mbushet me qenie të gjalla një vend. U popull…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vendos njerëz për të jetuar përgjithnjë në një vend, e mbush me banorë një vend; shtoj popullsinë e një vendi, të një krahine, të një qyteti etj.…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Popull; kombësi; komb. Popullsi shqiptare. Popullsi vendëse (e huaj). 2. Tërësia e banorëve të një vendi, të një krahine, të një qyteti ose të një pjes…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLÚAR (i, e) mb. 1. Që banohet nga njerëzit. Bregdet i populluar. Krahinë e populluar. Vende të populluara.2. I tillë ku banojnë shumë njerëz, që ka popullsi të dendur. Lagje s…
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLZÍM,~I m. Popullim. Popullzimi i një qendre të re industriale.
Shfaq përkufizimin e plotë →POPULLZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Populloj. 2. Përhap në popull diçka; popullarizoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë