Fjalori
POLLË

PÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rripë toke, fashë etj. Korri një pollë jonxhë. Kositi dy polla me bar. Ka mbetur pa u kositur një pollë nga livadhi.
2. Pjesë si rrip i gjerë a si palë e një cope të endurvegjë etj. Qilim i gjerë me një (me dy, me tri) pollë.
3. Strehë e çatisë, e portës etj.
4. Dysheme me dërrasa.


Rezultate të ngjashme

PÓLLG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Moçalishte. Pollgat e Myzeqesë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLLÓG,~U m. Kallinj gruri të bërë duaj gjatë korrjes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET kryes. sh. Doreza që mban kositësi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►POLL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e POLLÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj pjesë-pjesë; e ndaj diçka dhe e marr me polla. E hëngrën flinë me polla.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLLONÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. Dume.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLLOPÚQ,~E mb. 1. I shëndoshë e faqembushur, buçko. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLLÓS,~E mb., edhe si em. Trupmadh e i shëmtuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLLOZHÁN,~E mb. 1. I dobët nga shëndeti, shëndetlig. 2. I lodhur, i zdërlaqur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLLÚAR (i, e) mb. I ndarë në pollë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.