Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
POLITÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me politikën, i politikës; që shpreh një politikë të caktuar dhe e mbron atë; që bën një politikë të caktuar dhe i shërben asaj; që bëhet në fushën e politikës, sipas një politike. Luftë (veprimtari) politike. Parti politike. Qarqe politike. Programi politik. Mendimi politik. Kërkesa politike. Barazi politike. Fitore politike. Lëshime politike.
2. Që lidhet me jetën shoqërore e shtetërore, të brendshme e ndërkombëtare. Jeta politike. Probleme (çështje) politike. Gjendja politike. Rrethanat (kushtet) politike.
3. Që ka të bëjë me rendin ekonomik e shoqëror të një vendi, që lidhet me shtetin e me ndarjet e tij administrative e tokësore; që ka të bëjë me drejtimin e me organizimin e pushtetit shtetëror në një vend; shtetëror. Kufijtë politikë. Pavarësi (autonomi) politikë. Krizë politike. Formë politike e qeverisjes. Hartë politike. Gjeografia politike. Ekonomia politike.
4. Që lidhet me veprimtarinë e dikujt në çështjet e politikës; që bëhet për çështje të politikës. I burgosur politik. Burg politik burg për të burgosur politikë. Strehim politik.
5. Që përmban e trajton çështje të politikës. Letërsi politike. Libri (shtypi) politik. Shkrime politike. Satirë politike.
POLITIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me çështje politike, ai që merret me politikë. Politikan i shquar (i zoti). 2. bised., keq. Njeri që sillet e vepron me dredhi për të ar…
Shfaq përkufizimin e plotë →POLITIKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që merret me çështje politike, ajo që merret me politikë. Politikane zonja (e shkathët). 2. bised., keq. Ajo që sillet e vepron me dredhi për …
Shfaq përkufizimin e plotë →POLITÍKO- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që i përgjigjet nga kuptimi fjalës “politik” (p.sh. politiko-ekonomik, politiko-financiar, politiko-juridik, politiko-shoqër…
Shfaq përkufizimin e plotë →POLITÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veprimtari e pushtetit shtetëror të një vendi, që lidhet me qeverisjen e me drejtimin e shtetit, me zhvillimin ekonomik, me ruajtjen e rendit shoqëro…
Shfaq përkufizimin e plotë →POLITIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur politizoj ose kur politizohet diçka. Politizimi i shkollës (i shkencës, i artit).
Shfaq përkufizimin e plotë →POLITIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. I jap karakter politik, bëj që të përshkohet më shumë nga fryma politike dhe ideologjike. Politizon çështjen (problemin).
Shfaq përkufizimin e plotë →POLITIZÚAR (i, e) mb. Që është politizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →POLITIZÚES,~E mb. Që politizon; që i jep karakter politik diçkaje a që e bën atë të përshkohet më shumë nga fryma politike dhe ideologjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →POLITIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që politizon; ai që i jep karakter politik diçkaje a që e bën atë të përshkohet më shumë nga fryma politike dhe ideologjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →POLITÍZ/ËM,~MI m. Vendosja e politikës në qendër të të menduarit dhe të perceptimit të botës; sistemi i të menduarit i mbizotëruar nga politika.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë