Fjalori


Rezultate të ngjashme

POLITEKNIKÚM,~I m. sh. ~E, ~ET vjet. Shkollë e mesme profesionale me disa degë të ndryshme teknike. Politeknikumi i Tiranës. Nxënësit e politeknikumit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLITEKNIKÚMAS,~I m. sh. ~, ~IT ars. Nxënës i një shkolle politeknike. Takimi i politeknikumasve. Brezi i parë i politeknikumasve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLITEÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ithtar i politeizmit; kund. monoteist.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLITEÍST,~E mb., libr. Që ka të bëjë me politeizmin, që i përket politeizmit, i politeizmit; që mbështetet në politeizmin a që përkrah politeizmin; kund. monoteist. Fe politeiste.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLITEÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ithtare e politeizmit; kund. monoteiste.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLITEÍZ/ËM,~MI m., libr. Besimi në qenien e shumë perëndive; kund. monoteizëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLITEKNIZÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur politeknizoj ose kur politeknizohet. Politeknizimi i shkollës. 2. Sistem i të mësuarit që përgatit nxënës e studentë politeknikë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►POLITEKNIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merr karakter politeknik, ndryshon në përputhje me detyrën që të përgatitë nxënës e studentë politeknikë. Politeknizohet…

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLITEKNIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj politeknik, i jap karakter politeknik. Politeknizojnë shkollën (arsimin, mësimin).

Shfaq përkufizimin e plotë →

POLITEKNIZÚAR (i, e) mb. Që është politeknizuar. Arsim i politeknizuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.