Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
POETÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me poezinë, që i përket poezisë, i poezisë; që është karakteristik për poezinë; që është në vargje; që përmban vjersha. Krijimtaria poetike. Vepër poetike. Vëllim poetik vëllim me vjersha.
2. Që ka të bëjë me krijimtarinë letrare në vargje, që i përket mjeshtërisë së poezisë ose artit të fjalës. Mendimi poetik. Figurë poetike. Fjalor (leksik) poetik. Sintaksa poetike. Gjuhë poetike. Liria poetike (let.). Heqje e shtesa tingujsh ose ndryshime të tjera gjuhësore në vargje për të ruajtur ritmin, numrin e rrokjeve etj. Prozë poetike (let.). Krijim i shkurtër letrar që nuk është në vargje por që nga veçoritë e shprehjes së patosit emocional, nga ritmi dhe figurat i afrohet shumë poezisë; prozë e shkruar si poezi.
3. fig. Që të magjeps a të prek me bukurinë e vet, që të frymëzon, që është si poezi. Përshkrim poetik. Ka ngjyrë poetike. Kjo është shumë poetike.
POETIKÍSHT ndajf. Në mënyrë poetike. Poetikisht e arrirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →POETÍK/Ë,~A f., let 1. Degë e shkencës për letërsinë që merret me studimin e veçorive të krijimtarisë letrare (të rrëfimit, të subjektit, të ndërtimit dhe të mjeteve të tjera artis…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë