Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLUSK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. zakon. v. III. Qëndron sipër ose tundet mbi ujë, në ajër etj. dhe nuk bie poshtë, rri gjithnjë në sipërfaqe të ujit e nuk zhytet (zakonisht për diçka të lehtë). Tapat (gjethet, degët) pluskonin mbi ujë. Dërrasat pluskonin nëpër liqen. Puplat pluskonin në ajër.
2. Notoj a lundroj shumë ngadalë mbi ujë; lëviz shumë ngadalë në ajër. Po pluskonin me pedalon. Pluskonin retë në qiell.
3. fig. Më kujtohet turbull dikush a diçka, më shfaqet e më zhduket.
4. fig., vet. v. III Duket e zhduket shpejt, shfaqet vetëtimthi. Më pluskonte para syve (në mendje).
5. fig. Kam diçka me bollëk, notoj. Pluskon në mes të të mirave.
✱Sin.: flluskon, notoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë