Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLÚMBTË (i, e) mb. 1. Që është bërë prej plumbi. Tapë e plumbtë. Gyp i plumbtë. Kube e plumbtë.
2. Që ka ngjyrën e plumbit; i errët. Ngjyrë e plumbtë. Bluzë e plumbtë. Qiell i plumbtë. Natë e plumbtë.
3. edhe fig., libr. Që të rëndon, i rëndë. Heshtje e plumbtë. I kam të plumbtë kapakët e syve.
✱Sin.: i errët, i hirtë, gri, i rëndë.
PLÚMBTHI ndajf. Si plumb, shumë shpejt, fluturimthi. E kaloi plumbthi korridorin.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë