Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PLUHURIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv. Copëtohet në thërrmija shumë të vogla, bëhet pluhur.
2. pës. e PLUHURIZÓJ.
✱Sin.: thërrmohet, bluhet, grimcohet.
PLÚHUR,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Dhe i tharë a çdo lëndë tjetër e ngurtë, e thërrmuar imët si hi. Pluhur bore. Pluhur i imët (i hollë, i dendur). Pluhur metali (plumbi). Shtjellë (re, v…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLÚHUR mb. Pluhuror. Qumësht pluhur. Sheqer (kafe, piper) pluhur. Bar (ilaç) pluhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURÁK,~E mb. Pluhuror.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURÍ,~A f. Pluhurnajë. Vijnë këto të përziera brenda pluhurisë së rrëmujshme të ajrit të përditshmërisë sonë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURÍM,~I m. 1. Veprimi kur pluhuroj ose kur pluhurohet diçka. 2. Pluhurosje. 3. Pluhurizim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURIZÍM,~I m., libr. Veprimi kur pluhurizoj ose kur pluhurizohet diçka. Pluhurizim me makina.✱Sin.: thërrmim, grimcim, imtësim, imtim, bluarje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E thërrmoj një lëndë shumë imët, e bëj pluhur. Pluhurizojnë qymyrin (barutin).✱Sin.: thërrmoj, grimcoj, imtësoj, imtoj, bluaj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURÍZ/Ë,~A f. Pluhur shumë i imët e i hollë, që ngrihet e qëndron për ca kohë në ajër. Pluhurizë qymyri.✱Sin.: pah, plusk, flauri, hedhë, shtresë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjegull e madhe e formuar nga pluhuri.2. fig. Diçka e keqe që fsheh të vërtetën, diçka e keqe që pengon zbulimin e së vërtetës. Ngritën një pluhurn…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PLUHUR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pluhurosem. U pluhurua kokë e këmbë.2. pës. e PLUHURÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Pluhuros. Pluhuroi plagën (me pudër). E pluhuroi me bar mole. 2. kal. Pluhurizoj. 3. jokal. Ngre pluhur. Veriu pluhuron.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURÓR,~E mb. 1. Që është në trajtë mielli a hiri; i thërrmuar si pluhur. Tokë pluhurore.2. I mbuluar nga pluhuri a nga papastërti të ndryshme.✱Sin.: pluhurak, grimcor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj me pluhur dikë a diçka, e pluhuroj. Era ua pluhurosi rrobat. 2. E shkrifëroj, e bëj si pluhur (për tokën etj.); e shndërroj në pluhur; pluhuroj…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PLUHURÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me pluhur, pluhurohem. 2. vetv., vet. v. III Shkrifërohet, bëhet si pluhur (për tokën etj.), pluhurohet. U pluhuros dheu. 3. pës. e …
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURÓSJ/E,~A f. Veprimi kur pluhuros ose kur pluhurosem. Pluhurosja e bimëve. Pompë për pluhurosje.✱Sin.: pluhurim, pudrosje, pudrim, shkrifërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURÓSUR (i, e) mb. 1. Që është bërë a mbuluar me pluhur. Rrugicë e pluhurosur. Me fytyrë të pluhurosur. Me rroba të pluhurosura. Xhama të pluhurosur. 2. I shkrifëruar, i bërë si…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLÚHURT (i, e) mb. Që është me pluhur, që është mbuluar nga pluhuri. Sikur e ndiqnin atë ecejake me një nënqeshje të pluhurt, të hidhur (let.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURÚAR (i, e) mb. 1. I pluhurosur. 2. I pluhurizuar. Azbest i pluhuruar. Në prodhimin e fluoridit të hidrogjenit, fluori i pluhuruar distilohet me acid sulfurik të përqendruar n…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURZÍM,~I m., bujq. Veprimi kur pluhurzoj ose kur pluhurzohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLUHURZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bujq., kal. U hedh bimëve të arave pesticide etj. në formë pluhuri. Pluhurzoj pambukun (misrin, grurin) me zetor.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë