Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLOTËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është plotësuar. Dokument i plotësuar.
2. Që është mbushur a është zënë. Radhë të plotësuara. Vende të plotësuara. Hapësira të plotësuara.
3. Që është shtuar për ta bërë të plotë. Para të plotësuara.
4. Që është mbushur me të dhëna etj. Formular (pyetësor, anketim) i plotësuar. Anketë e plotësuar.
5. Që është përmbushur; që është çuar deri në fund. Amanet i plotësuar. Porosi e plotësuar. Detyrë e plotësuar.
6. I kënaqur; i përmbushur. Ndihej i plotësuar.
✱Sin.: i zënë, i mbushur, i kryer, i realizuar, i mbaruar, i përfunduar, i mbyllur, i sosur, i përmbushur, i kënaqur.
PLOTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zë një vend të lirë; zë një hapësirë të zbrazët; e mbush (edhe fig.). Plotësoi rreshtin. E plotësoi me tulla (me dhe). Plotësuan vendet e zbrazëta në organikë.
2. I shtoj diçka që i mungon, e bëj të plotë duke i shtuar diçka. Plotësoj shumën (numrin). Plotësoj paratë që duhen. E plotësoi artikullin me citime.
3. Mbush me shkrim një formular, një letër të bardhë etj. sipas disa kërkesave. Plotësoj formularin. Plotësoj dokumentet.
4. Kryej një detyrë, një porosi etj., bëj atë që më kërkohet; e çoj deri në fund diçka, e mbaroj; përmbush. Plotësoj detyrën (kërkesën, porosinë). Plotësoj nevojat (kërkesat).
5. Kënaq, përmbush. Ia plotësoi dëshirën. Nuk ia plotësojnë tekat fëmijës.
✱Sin.: mbush, përmbush, zë, zëvendësoj, kryej, realizoj, mbaroj, mbyll, përfundoj, sos, sendërtoj, njëmendësoj, kënaq, përgjigjem, shtoj, zgjeroj, pasuroj, përditësoj, bashkëngjis, siguroj.
PLÓTËS,~I m. sh. ~A, ~AT gjuh. 1. Rrethanor. 2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje plotësash: Plotës argumenti. Plotës dallimi plotës emëror. Plotës kallëzuesor…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÍ,~A f., libr. Të qenët i plotë; vetia e diçkaje që është e plotë. Plotësia e të dhënave. Plotësia e përshkrimit.✱Sin.: plotmëri, plotëri, plotni.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur plotësoj diçka ose kur plotësohem. Plotësimi i detyrave (i zotimeve). Plotësimi i nevojave. Plotësimi i një qëllimi. Plotësimi i zbrazëtiv…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÍSHT ndajf. 1. Aq sa merr, aq sa nxë, plot. Mbush plotësisht. 2. Me tërë forcën, me gjithçka kam, tërësisht. Është dhënë plotësisht pas punës. Jam plotësisht me ju. E ndiej p…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PLOTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Zihet, mbushet. Vendet e zbrazëta u plotësuan. 2. vetv. Arrij gjithçka kam dashur a synuar; kënaqem, përmbushem.3. pës. e …
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zë një vend të lirë; zë një hapësirë të zbrazët; e mbush (edhe fig.). Plotësoi rreshtin. E plotësoi me tulla (me dhe). Plotësuan vendet e zbrazët…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Plotësues. 2. gjuh. Rrethanor. Plotësori i kohës (i shkakut).
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÓR,~E mb. 1. Që shërben për të plotësuar diçka, plotësues. 2. gjuh. Rrethanor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÚES,~I m. sh. ~, ~IT Diçka që i shtohet një tjetre për ta bërë më të fortë, lëndë a diçka tjetër plotësuese.✱Sin.: shtojcë, shtesë, suplementar, aksesor, ndihmës, zëvendësues…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÚES,~E mb. 1. Që i shtohet diçkaje për ta bërë të plotë a më të plotë; ndihmës. Ushqime plotësuese. Të dhëna (njoftime) plotësuese. Material plotësues. Literaturë (pjesë) plo…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë