Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLOTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur plotësoj diçka ose kur plotësohem. Plotësimi i detyrave (i zotimeve). Plotësimi i nevojave. Plotësimi i një qëllimi. Plotësimi i zbrazëtive (i boshllëqeve).
2. Pjesë që i shtohet diçkaje për ta plotësuar; shtesë. Me pak plotësime. I bëri disa plotësime.
✱Sin.: mbushje, zënie, plotësi, shtim, shtesë, zëvendësim, përmbushje, përfundim, mbarim, realizim, kryerje, sendërtim, kënaqje.
PLÓTËS,~I m. sh. ~A, ~AT gjuh. 1. Rrethanor. 2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje plotësash: Plotës argumenti. Plotës dallimi plotës emëror. Plotës kallëzuesor…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÍ,~A f., libr. Të qenët i plotë; vetia e diçkaje që është e plotë. Plotësia e të dhënave. Plotësia e përshkrimit.✱Sin.: plotmëri, plotëri, plotni.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÍSHT ndajf. 1. Aq sa merr, aq sa nxë, plot. Mbush plotësisht. 2. Me tërë forcën, me gjithçka kam, tërësisht. Është dhënë plotësisht pas punës. Jam plotësisht me ju. E ndiej p…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PLOTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Zihet, mbushet. Vendet e zbrazëta u plotësuan. 2. vetv. Arrij gjithçka kam dashur a synuar; kënaqem, përmbushem.3. pës. e …
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zë një vend të lirë; zë një hapësirë të zbrazët; e mbush (edhe fig.). Plotësoi rreshtin. E plotësoi me tulla (me dhe). Plotësuan vendet e zbrazët…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Plotësues. 2. gjuh. Rrethanor. Plotësori i kohës (i shkakut).
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÓR,~E mb. 1. Që shërben për të plotësuar diçka, plotësues. 2. gjuh. Rrethanor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është plotësuar. Dokument i plotësuar. 2. Që është mbushur a është zënë. Radhë të plotësuara. Vende të plotësuara. Hapësira të plotësuara. 3. Që është sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÚES,~I m. sh. ~, ~IT Diçka që i shtohet një tjetre për ta bërë më të fortë, lëndë a diçka tjetër plotësuese.✱Sin.: shtojcë, shtesë, suplementar, aksesor, ndihmës, zëvendësues…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOTËSÚES,~E mb. 1. Që i shtohet diçkaje për ta bërë të plotë a më të plotë; ndihmës. Ushqime plotësuese. Të dhëna (njoftime) plotësuese. Material plotësues. Literaturë (pjesë) plo…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë