Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLOGËSHTÚAR (i, e) mb. Që është plogështuar.
✱Sin.: i plogur, i topitur, i rënduar, i mpirë, i ndryshkur, i dobësuar.
PLÓGËSHT (i, e) mb. I plogët. Njeri i plogësht. Përpjekje e plogësht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLÓGËSHT ndajf. Në mënyrë të plogët; me përtesë; me ngathtësi a me mefshtësi. I shihte njerëzit disi plogësht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOGËSHTÁN,~E mb. 1. I plogët, i ngathët, plogan. Djalë plogështan.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLÓGËSHTAS ndajf. Plogët, plogëtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOGËSHTÍ,~A f. 1. Të qenët i plogësht, vetia e atij që është i plogësht. Ka plogështi. Bie në plogështi. Doli nga plogështia. 2. fiz. Plogëti.✱Sin.: plogëti, plogështim, ngathtësi…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOGËSHTÍM,~I m. 1. Veprimi kur plogështoj dikë ose kur plogështohem.2. Gjendja kur plogështoj dikë ose kur plogështohem.✱Sin.: plogie, topitje, mpirje, rëndim, ndryshkje, plogësht…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOGËSÍ,~A f. Plogëti, plogështi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOGËSÍM,~I m. Rënie në plogështi; plogështim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOGËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Plogështoj; e bëj të plogësht (dikë).
Shfaq përkufizimin e plotë →PLOGËSÚAR (i, e) mb. I plogështuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë