Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLLOÇÁK,~E mb. 1. Që është i shtypur a i sheshtë si pllakë, shpatuk, petashuq. Gur plloçak. Kuti plloçake. Shishe plloçake. Trup plloçak. Me fytyrë (me hundë) plloçake.
2. fig., tall. Që është i trashë nga trutë, i pagdhendur. I turpëroi plloçaku. Burrë plloçak. Grua plloçake.
✱Sin.: petashuq, shpatuk, i sheshtë, budalla, i trashë i pagdhendur.
PLLOÇÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që e ka fytyrën të sheshtë a si të shtypur.2. Gështenjë e shtypur, e cila kur piqet, qërohet lehtë.3. fig., tall. Ajo që është e trashë nga trut…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLLOÇÁR,~E mb. 1. Që nxjerr plloça. 2. Plloçak.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë