Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLLÓÇ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Rrasë, pllakë. Plloçat e oborrit (e çatisë, e trotuarit). Nxjerr plloça. E mbuloi (e shtroi) me plloça.
2. Diçka që ka trajtën e një pllakë; pjesë e vogël dhe e veçuar e diçkaje. Mbetën ca plloça në arë pa ujitur.
3. Copë e vogël toke e gardhuar. Ishte prishur gardhi i plloçës.
♦ E bëri (vendin) plloçë (dikush) iron. nuk punon fare; nuk lëviz nga vendi; është dembel; pret të dalë miza nga qypi iron.; numëron qimet e postiqes; trazon baltën me shkop. T’ia tregoj edhe plloçës (diçka) shih t’ia tregoj varrit (diçka). I vuri plloçën (diçkaje) shih i vuri kapak (kapakun) (diçkaje). E zunë me plloça (dikë) keq. e përzunë, e dëbuan me forcë, e shporrën; e zunë me gurë; i dhanë dërrmën (dikujt).
PLLÓÇ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Alosa fallas nilotica) Kubël.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë