Fjalori
PLLAKË

PLLÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrasë e hollë prej guri, prej mermeri, prej çimentoje etj. zakonisht me katër qoshe, me sipërfaqesheshtë e të lëmuar, që shërben për të shtruar dyshemetë, rrugët, këmbësoret etj. ose për të mbuluar a për të veshur diçka; petë e tillë prej metali a prej lënde tjetërshërben për punëndryshme. Pllakë e gurtë (e metaltë). Pllakë guri (mermeri, çimentoje, hekuri, gize, bakri). Pllakë xhami (plastike, fibre). Pllaka fajance. Pllakë zdrukthi pllakë prej tallashitrashë, të përzier me tutkall e të ngjeshur fort, që përdoret si dërrasë. Pllakat e varrit. Oborr (rrugë, dhomë) me pllaka. E shtruan (e mbuluan, e veshën) me pllaka.
2. vjet. Rrasë e vogël, e hollë, me katër qoshe e në ngjyrëzezë, që përdorej nga nxënësit e fillores për të shkruar mbi të me një lapsposaçëm. Pllakë me vija (me kuti). Shkruaninpllaka. Fshiu pllakën.
3. Rrasë guri a metali ku është shkruar diçka. Pllakë përkujtimore pllakë mermeri a metalivendoset diku për të përkujtuar një ngjarjerëndësishme ose një njerishquar.
4. Petë e vogël guri, me të cilën luajnë fëmijët.
5. Rrotull e hollë prej lëndeposaçme, ku është regjistruar një këngë, një melodi a zëri i dikujt, disku i gramafonit; (bised.) kënga a melodia e regjistruarkëtë rrotull. Pllakë gramafoni. Pllaka shqiptare. Pllakë e bukur (e vjetër). Vuri një pllakë. U thye pllaka.
6. Fletë xhami e veshur me një shtresë shumëndjeshme ndaj dritës, që përdoret për fotografim. Pllakë fotografike.
Sin.: rrasë, dërrasë, pllakaqe, plloçë, petë, disk, kapak, rreshpe, rriskë.
Pllakë gramafoni keq. 1. Dikushllomotit pa pushim, ai që flet e grin kot, pa i menduar fjalët. 2. Ai që flet i kurdisur nga dikush tjetër, që thotë ç’i kanë mësuar, që përsërit fjalët e tjetërkujt. E kthen (e ndërron) pllakën (dikush). 1. Nis një bisedë tjetër, e ndryshon temën e bisedës. 2. keq. E ndërron qëndrimin a mendimin e mëparshëm; bëhet herë me njërin e herë me tjetrin; nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm, është me shumë fytyra; e dredh; e kthen (e ndërron) fletën; i luan telat; e kthen timonin.

PLLAKË

PLLÁKË mb. Që ka trajtën e një rrase a të një pete. Xham pllakë xham i trashëtrajtë flete, që përdoret për dritare, pasqyra etj.


Rezultate të ngjashme

PLLAKËHÁRT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pllakë metalike, plastike etj., ku është gdhendur a stampuar harta e një parku etj. dhe e vendosur në një vend të dukshëm. Pllakëharta e kalasë së Pr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLLÁKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pllakë e vogël. Pllakëzat e mozaikut. Pllakëzat e pishinës. Pllakëza argjendi. Pllakëza të tejdukshme.2. anat. Qelizë e vogël dhe e pangjyrë gjaku, që …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLLAKËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pllakëzoj ose kur pllakëzohet diçka. 2. Gjendja kur pllakëzoj ose kur pllakëzohet diçka. Pllakëzim i gjakut krijim i trombozës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PLLAKËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet pllakë ose si pllakë. Iu pllakëzua gjaku në tru (në mushkëri, në këmbë).2. pës. e PLLAKËZÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLLAKËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. E bëj pllakë ose si pllakë diçka. I ftohti e pllakëzoi akullin e liqenit.Sin.: pllakoj, petëzoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLLAKËZÓR,~E mb. Që ka të bëjë me pllakëzën; që është i përbërë nga pllakëza. Shpërndarësit pllakëzorë përdoren për presione të larta dhe të mesme (fiz.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLLAKËZÚAR (i, e) mb. Që është pllakëzuar; i petëzuar. Bakër blister i pllakëzuar.Sin.: i pllakuar, i petëzuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.