Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLIS,~III m. sh. ~A, ~AT 1. Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh të shkelur disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të trashet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si plaf. Shtroi plisin. Bënte (shiste) plisa. Flinte (shtrihej) në plis.
2. Kësulë e bërë prej kësaj cohe, e cila sipër vjen zakonisht e rrumbullakët si kupë; qeleshe. Plis i bardhë. Fara sipas tokës, plisi sipas kokës! (fj. u.).
3. Copë prej cohe të tillë ose copë thesi e mbushur me kashtë thekre si jastëk, e cila vihet nën samar që të mos vritet kafsha në kurriz; një copë cohe prej leshi, prej thesi a prej lëkure, që i vihet kaut në qafë që të mos e vrasë zgjedha, qafëz.
4. Lëmyshk që zënë drurët, zakonisht nga ana e veriut.
✱Sin.: qeleshe, postiqe, qafëz, qafore, kofshinë, kaplluçinë, zheginë, cohë, plaf, rrumbullake, skuf, lëmyshk.
♦ Më ka ikur plisi (kapuçi) *përmbas. E zë (e mbulon) diellin me plis (dikush) tall. shih e mbulon (e zë) diellin me shoshë (dikush).
PLIS ndajf. 1. Si plëndës, pa lëvizur; si lëmsh, shuk. Ra plis në tokë. Më ra buka plis në stomak më ra buka si gur në stomak e me rëndoi shumë. Mbeti plis përdhe.
2. Plot, mizë. U mbush sheshi plis me nxënës.
3. Shumë (me mbiemrin i rëndë). Ishte plis i rëndë (i rëndë plis).
✱Sin.: shakull, shuk, plot, bëz, menjëherë, vdekur, plëndës, lëmsh, shumë.
PLISÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Plistar. Plisarët prizrenas (shkodranë, dibranë).
Shfaq përkufizimin e plotë →PLISÁR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Plis me bar. Nxori disa plisarë për lulishten.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLISH,~I m. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Phragmites communis) Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të drejtë e të gjatë deri katër metra, me gjethe të zgjatura e të sheshta ngjyrë hi…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLISÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur plisoj a ku plisohet diçka. 2. Kultivimi i barit me plisa. 3. Veshje me plisa bari.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLISNÁJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Vend me plisa, vend i palesuar a i pasheshuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLIS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kultivoj bar në parcela të mëdha, duke e ndarë në plisa.2. Vesh me plisa bari një truall, një fushë futbolli, një kënd lojërash, një lulishte etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLISÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend me plisa. Iu dërrmuan këmbët në plisore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLISTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bën plis, ai që punon plisin për qeleshe. 2. Qeleshepunues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLÍSTË (i, e) mb. Që është bërë prej plisi. Kësulë e plistë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLISÚAR (i, e) mb. Që është veshur me plisa bari. Lulishte (fushë futbolli) e plisuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë