Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLESHTÚC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fig., tall., iron. Vajzë vogël e imcake, por shumë e lëvizshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHT,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Pulex Pulex irritans) Kafshë parazitare me trup shumë të vogël e në ngjyrë kafe të errët, që kërcen shumë, pickon e thith gjak. Pastronte pl…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHT vep., ~A, ~UR kal. Pleshtoj. E peshti qëndrimi me qentë e lagjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTÁJKË mb. Grua e papastër.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTÁK,~E mb. 1. Pleshtan. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTAMÁDH,~E mb. 1. Që ka shumë pleshta, që është i mbushur me pleshta. Mace pleshtamadhe.2. I papastër. Njeri pleshtamadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTÁN,~E mb. 1. Që është i mbushur me pleshta. Qen (majmun) pleshtan. 2. fig. Që është i papastër. 3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Pleshtani dhe pijani.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PLÉSHT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Pleshtohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTÍM,~I m. Veprimi kur pleshtoj ose kur pleshtohem.✱Sin.: pleshtje, pleshtitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTÍT vep., ~A, ~UR kal. Pleshtoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PLESHTÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Pleshtohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTÍTJ/E,~A f. Pleshtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLÉSHTJ/E,~A f. Pleshtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PLESHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Mbushem me pleshta. Macja (qeni) ishin pleshtuar. 2. Heq pleshtat, pastrohem nga pleshtat.✱Sin.: pleshtem, pleshtitem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të mbushet me pleshta. 2. I heq pleshtat dikujt.✱Sin.: plesht, pleshtit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me pleshtin, i pleshtit. Kërcim (pickim) pleshtor.2. Që ka pleshta, që është i mbushur me pleshta. Qen (majmun) pleshtor. Mace pleshtore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTÚAR (i, e) mb. 1. I mbushur me pleshta. 2. I pastruar nga pleshtat.✱Sin.: i pleshtur, i pleshtitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLÉSHTUR (i e) mb. I pleshtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTURÍN/Ë,~A f., krahin. Tesha të vjetra e të papastra; petk a rrobë e papastër.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLESHTËRÍ,~A f. poet. Tërësia e pleshtave.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë