Fjalori
PLESHT

PLESHT,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Pulex Pulex irritans) Kafshë parazitare me trup shumëvogël e në ngjyrë kafeerrët, që kërcen shumë, pickon e thith gjak. Pastronte pleshtat. Sa një plesht shumë i vogël. Kishte zënë pleshta. Kërcen si plesht. Pleshti tropikal. Pordhi pleshti, u prish vreshti. (fj. u.) (iron.). U hap dheu, doli një plesht. (fj. u.). Me kërcimin lëvdohet pleshti. (fj. u.). Për pleshtin djeg jorganë. (fj. u.). Mos digj jorgan për të vrarë pleshtin. (fj. u.). I zoti i di kërthizën pleshtit. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje kandrash të vogla, me madhësi dhe ngjyrandryshme, që dëmtojnë zakonisht gjethet e perimeve, të pemëve etj.: Pleshti pambukor i ullirit (lat. euphyllura olivine) plesht që me sekrecionet e tij prodhon një masëbardhë si pambuk për qëllime vetëmbrojtje, nga insektet e tjerë predatorë dhe nga kushtet e motit. Pleshti i bletës morri i bletës. Pleshti i dardhës (lat. Psylla pyrisuga, Psylla pyricola). Pleshti i fshikakuqit (lat. Aphis evonymi, Psylla evonytni). Pleshti i gjelbër kandërr e vogël me ngjyrëgjelbër në të verdhë, që bren e dëmton zakonisht trangujt, jonxhën etj. Pleshti i kolzës (lat. Psylliodes chrysocephala). Pleshti i lakrës (lat. Psyllotreta undulate). Pleshti i zi i lakrës (lat. Psyllotreta nemorum). Pleshti i lepurit (lat. Spilopsyllus cuniculi). Pleshti i lirit (lat. Longitarsus parvulus). Pleshti i maces (lat. Ctenophalides felis). Pleshti i miut (lat. Xenophylla cheopis). Pleshti i mollës (lat. Psylla mali). Pleshti i panxharit (lat. Chaetocnema concinna). Pleshti i qenit (lat. Ctenocephalides canis). Pleshti i rërës (lat. Tunga penetrans) kandërr si pleshti i zakonshëm, por që nuk kërcen. Pleshti i tokës (lat. Haltica, Phyllotreta) kandërr si pleshti i zakonshëm, me trup vezak e ngjyrë hiri, që dimëron në të çarat e tokës, në gjethet e thata etj. dhedëmton gjethet e lakrës, të rrepës, të panxharitsheqerit etj. Plesht uji (lat. Haltica, Phyllotreta) gaforre e vogël, që jetonujëraëmbla e lëviz duke kërcyer.
3. fig. Njeri jo i mirë, i paqëndrueshëm e i mërzitshëm. Ishte një plesht ai! Mos i hap syrin atij pleshtit!
Sin.: i paqëndrueshëm, i mërzitshëm, i bezdisshëm, bezdisës.
M’u pleshtjorgan (dikush) shih m’u pleshtvesh (dikush). M’u pleshtvesh (dikush) m’u ngjit e më mërziti shumë; më ngacmon pa u ndarë; më është bërë i padurueshëm; m’u rriqër; m’u rrodhe; m’u mizë kali; m’u molë. E bën pleshtin (mizën) *buall (dikush). E bën pleshtin (mizën) *ka (dikush). Ia dogjën pleshtat (dikujt) tall. e bënëshpenzojë shumë; e dëmtuan ekonomikisht. Fut pleshtathes (dikush) iron. ia hyn një pune që s’bëhet; është e pamundurbëhet diçka; përpiqetbashkojë a të mbledhë në një vend njerëz që s’merren vesh kurrsesi ndërmjet tyre; mbledh pleshta; (bën) stan me lepuj. I futi (i shtiu) pleshtat (në vesh) (dikujt) e ngacmoi dikë për diçka, e bëri që të shqetësohej, s’e la të qetë; i futi (i shtiu) mizat. Një *grusht pleshta tall. Deri në *gju të pleshtit shak. I hynë pleshtat (dikujt) filloi të shqetësohej e ta hante meraku për diçka; i hynë mizat. E ka pleshtvesh (dikë) shih e ka halë në sy (dikë). Kërcen si pleshtidhallë (dikush) ndërhyn në çdo gjë, merr pjesë me vend e pa vend në të gjitha punët ose ndërhyn në të gjitha çështjet, edhe kur s’është e nevojshme; përzihet atje ku nuk i takon ose ku nuk pritet; fut hundët; e fut lugën në çdo gjellë përçm.; është bira e dreqit keq. Kërkon pleshta në kashtë (dikush) kërkon diçka që nuk gjendet; kërkon gjilpërënkashtë. I kërkon pleshtit *syrin (dikush). marrsh pleshtat! mospërf. bised. nuk ke se ç’më bën, s’pyes për ty; marrshkeqen!; më marrshligat! Mbath pleshtin me potkonj (dikush) përpiqetbëjë diçkapamundur e s’bën asgjë; ia hyn diçkaje që nuk shkon; bën një vrimë në ujë (në qiell, në shoshë). Mbledh pleshta (dikush) iron. përpiqetbashkojë a të mbledhë disa njerëz që nuk duanrrinë ose të punojnë bashkë; përpiqetpajtojë disa vetë, që s’merren vesh kurrsesi ndërmjet tyre; fut pleshtathes; (bën) stan me lepuj. Iu ngjallën pleshtat (dikujt) shaka. u përmirësua nga shëndeti, u gjallërua; nuk është i lodhur më si më parë; filloibëjë prapësira (zakonisht për një fëmijë); iu ngjallën krimbat; iu ngjallën morrat. Nxjerr (kërkon) *dhjamë nga pleshti (dikush). Për një plesht djeg jorganin (dikush) prish diçka me vlerë për një gjë farevogël, bën dëmemëdha për diçka shumëvogël. Qeth *leshtë e pleshtit iron. shtiu pleshtat (dikush) më nxori telashe e ma prishi rehatinë; më vuri në një gjendjevështirë. *Thes me pleshta tall. I vë pleshtit *fre (dikush). pleshtin ndër *këmbë (dikush) tall. I vë pleshtit *zile (dikush).

PLESHT

PLESHT vep., ~A, ~UR kal. Pleshtoj. E peshti qëndrimi me qentë e lagjes.


Rezultate të ngjashme

PLESHTÁK,~E mb. 1. Pleshtan. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLESHTÁN,~E mb. 1. Që është i mbushur me pleshta. Qen (majmun) pleshtan. 2. fig. Që është i papastër. 3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Pleshtani dhe pijani.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PLÉSHT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Pleshtohem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLESHTÍM,~I m. Veprimi kur pleshtoj ose kur pleshtohem.Sin.: pleshtje, pleshtitje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLESHTÍT vep., ~A, ~UR kal. Pleshtoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLÉSHTJ/E,~A f. Pleshtim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLESHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të mbushet me pleshta. 2. I heq pleshtat dikujt.Sin.: plesht, pleshtit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLESHTÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me pleshtin, i pleshtit. Kërcim (pickim) pleshtor.2. Që ka pleshta, që është i mbushur me pleshta. Qen (majmun) pleshtor. Mace pleshtore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLESHTÚC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fig., tall., iron. Djalë i vogël e imcak, por shumë i lëvizshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLÉSHTUR (i e) mb. I pleshtuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.