Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLEQËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË etnogr. 1. përmb. Këshill burrash, të zgjedhur në një fshat që zgjidhnin çështje të ndryshme a një mosmarrëveshje; kuvendi i pleqve. Pleqësia e fshatit. E zgjidhi pleqësia.
2. Organ drejtues i një shoqërie, i një klubi etj., që përbëhej prej njerëzish të zgjedhur. Pleqësia e klubit (e shoqërisë, e kishës). Mbledhja e pleqësisë.
3. Puna që bënte ai që ishte vënë si plak; gjykim i urtë e i matur prej plakut; pleqësim, pleqërim. Bëri pleqësi e pleqëroi një punë. Ndau pleqësi. Punonin me pleqësi punonin me mirëkuptim e duke u këshilluar njëri me tjetrin, jo secili sipas kokës së vet.
4. Parësi e përgjegjësi në mbarështimin e diçkaje, drejtim. Kur vdiste plaku, pleqësinë e merrte plaka e shtëpisë.
✱Sin.: kuvend, parësi, urti, pleqëri, pleqni, këshill, gjykim, pleqësim, pleqërim, drejtim.
PLEQËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET etnogr. 1. Veprimi kur pleqësoj ose kur pleqësohet. Pleqësimi i një pune. 2. Vendimi që jepej nga pleqtë a nga këshilli i pleqve për një çështje.3. Pleqë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PLEQËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. E pleqësoj diçka me një tjetër, këshillohem me dikë. 2. pës. e PLEQËSÓJ.✱Sin.: pleqëroj, rrah, shqyrtoj, mendoj, shoshit, pajtoj, gjyko…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLEQËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. etnogr., edhe jokal. Pajtoj një gjak a zgjidh një mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetave. Pleqësia pleqësonte në disa fshatra.2. Gjykoj një…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLEQËSÓR,~E mb., etnogr. 1. Që ka të bëjë me pleqësinë ose me pleqësimin e një pune. 2. Që përbëhej nga pleqtë. Gjykatore pleqësore.✱Sin.: shqyrtues, gjykues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë