Fjalori
PLEKS

PLEKS vep., ~A, ~UR kal. 1. Bashkoj duke i gërshetuar degë, thupra etj., thur; gërshetoj; kund. shpleks. Pleks gërshetin (litarin, cimën).
2. Dredh cigare. Pleks një cigare.
3. fig., keq. Thur; ngatërroj. Pleksin plane djallëzore.
Sin.: thur, kapërthur, ndërthur, ndërlik, ndërliks, gërshetoj, ngatërroj.


Rezultate të ngjashme

►PLÉKS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lidhet keq diçka me një tjetër sa nuk zgjidhet dot, ngatërrohet; kund. shplekset. U pleksën fijet. 2. fig., vetv., vet. v. III G…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLEKSIGLÁS,~I m., ind. Lëndë e tejdukshme e qëndrueshme ndaj ndryshimeve të temperaturës. Dritare (derë) pleksiglasi. Enë pleksiglasi. Pjesë pleksiglasi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLEKSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shirit a kordele për të lidhur gërshetat. Lau (hekurosi) pleksirën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLÉKSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pleks ose kur pleksem. Pleksje rrethanash (kushtesh).2. Thurje e gardhit, gërshetit etj. 3. Gërshetim a ndërthurje e ngjarjeve. 4. fig. Li…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLÉKSSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të plekset; i pleksur. Flokë të pleksshëm. Ngjarje të pleksshme me njëra-tjetrën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLÉKSUR (i, e) mb. Që është i lidhur me diçka tjetër sa nuk zgjidhet dot, i ngatërruar; i thurur; kund. i shpleksur. Fije e pleksur. Me gërsheta të pleksura.Sin.: i thurur, i gërs…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLÉKSUS,~I m., anat. Gërshetim, pleksje a ndërthurje së bashku e enëve të gjakut, e enëve limfatike dhe e nervave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLÉKT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT muz. Penëz. Plektra e kitarës (e mandolinës, e mandolës, e buzukut).

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.