Fjalori
PLEH

PLEH,~U m. sh. ~RA, ~RAT 1. Bajga e kakërdhi kafshësh shtëpiake a glasa shpendësh, të mbledhura në një vend ose gjethe e barishtetjera të kalbëzuara, që hidhentokat e punuara për t’i ushqyer. Pleh deleje (dhie, lope). Pleh pulash (derrash). Gropa e plehut. Grumbull (pirg) plehu. Pleh humusor. Pleh stalle. Pleh organik (natyror) pleh kafshësh a shpendësh. Shtresë plehu. U hodhi pleh. Hedhin plehunarë. Pleh gjethesh. Pleh i gjelbër pleh bimëshgjelbra që, duke u përmbysurarë, kalbentokë. Pleh i lëngshëm (i lëngëzuar) ujët e hollëkafshëve dhe lëngu i plehut të stallës. Pleh shpendësh glasat e shpendëve. Pleh pylli gjethe e mbeturinakalbura drush. Dy kokoshë mbi një kapicë plehu nuk qëndrojnë. (fj. u.).
2. Lëndë kimike e tretshme, që prodhohet nga përpunimi i mineralevendryshme dhe përdoret për të rritur pjellorinë e tokës. Pleh kimik (mineral) pleh artificialpërmban zakonisht kripëraazotit, të fosforit e të potasit.
3. kryes. sh. Të fshirat, lëmishtet, bëzhdilat; mbeturinandryshmeflaken jashtë, hedhurina. Kosh (kazan) plehrash. Fshij (flak) plehrat.
4. Vend a mjedis i fëlliqur; ndyrësi. Ka jetuarpleh.
5. fig. Njeri i keq e i urryer për shoqërinë, fundërrinë e shoqërisë, ndyrësirë. Kërpudhë plehu njeri i keq, fundërrinë e shoqërisë. Iku ai pleh. Ç’e do atë pleh!
6. fig. Diçka e keqe, pa vlerë, e padobishme. I kam dëgjuar dhe herë këto plehrat e tua!
7. përd. mb. I vrarë, i dërrmuar. I kam shpatullat pleh. Iu këmba pleh.
8. përd. mb. Shumë i lodhur. U bënë pleh nga rruga.
9. si ndajf. Shumë (me disa mbiemra). Pleh i zi (i zi pleh). Pleh i rëndë (i rëndë pleh).
Sin.: handrak, lagush, të fshira, të mbetura, mbeturina, lëmishte, bëzhdila, bërllok, hedhurina, llosh, bazhgare, papastërti, zhumile, gërdham, shushulla, qymsyre, ndyrësi, bajga, kakërdhi, kalbësira, brashnja, fëlliqësirë, fëlliqësi, kalmuq, batakçi, fundërrinë, rrëmbythje, prozh, i vrarë, i dërrmuar, i lodhur, i rraskapitur.
Jam bërë pleh jam lodhur shumë, u këputa nga punët, jam rraskapitur; më dhemb gjithë trupi nga lodhja. Ishte bërë pleh i zi (dikush) ishte shumë i dëshpëruar e i vrarë; ishte i dërrmuar shpirtërisht (nga një fatkeqësi etj.); e ka zemrën plagë; e ka zemrën pleh. E bëri pleh (dikë) e rrahu fort, e dërrmoi, e nxiu duke e rrahur. *Floripleh (në baltë). *Gjel (këndes, kaposh) majë plehut (në plehë). E hodhi në *kosh (në koshin e plehrave) mospërf. Hedh plehshkëmb (dikush) merret me një punëkotë, humb kohën kot duke bërë diçka që s’jep fryte; mundohet kot për diçka a flet kot e nuk e dëgjon njeri; e hedh farënshkëmb; prashit (mih) në ujë; e hedh farën në ujë. E kam zemrën (shpirtin) pleh jam shumë i dëshpëruar e i vrarë; jam i dërrmuar shpirtërisht; e kam zemrën plagë. *Kosh plehrash keq.


Rezultate të ngjashme

PLEHÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET përb. Njeri i ndyrë, pleh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLEHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Plehërim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLEHNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Plehërishtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PLEH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Plehërohet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLEH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Plehëroj. E plehonte dhe e ujiste limonin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLEHÓSH,~E mb., keq. 1. Që nuk lahet a që nuk pastrohet; i papastër, i qelbur, i fëlliqur. Njeri plehosh. Grua plehoshe.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.Sin.: i papast…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLEHÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Diçka e pavlerë. 2. Njeri i keq, pleh, fundërrinë.Sin.: i pavlerë, pleh, fundërrinë, i padobishëm, i keq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLEHRÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Thërrmijë plehu.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLEHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me grumbullimin dhe përpunimin e plehut në një stallë, në një stan etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PLEHÚAR (i, e) mb. I plehëruar. Lule të plehuara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.