Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLATÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Pjesa më e ulët e sallës së shfaqjeve në teatër a në kinema, që nga hyrja e deri te skena, me shumë radhë ndenjësesh për shikuesit. Gjetën biletë për në plate. Radha gjashtë e platesë.
2. përmb., bised. Njerëzit që rrinë në këtë pjesë. Plateja e teatrit. Zunë vend në plate. U ngrit më këmbë gjithë plateja.
PLATÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Blacë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLATÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Pleuronectes platessa) Peshk i shtypur nga të dyja anët, me të dy sytë në anën e djathtë të trupit, me pendë përgjatë kurrizit dhe barkut, me…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLAT ndajf. Duke dhënë bark. Muri (tavani) ishte bërë plat.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLATÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Peshku që sapo ka dalë nga veza.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLATÍN,~I m., kim. Metal i çmuar e shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të bardhë, që shkrin në temperaturë të lartë e nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende zb…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLATIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR tek., kal. Vesh diçka metalike me një shtresë të hollë platini.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLATINÓR,~E mb. Që ka të bëjë me platinin, që është karakteristik për platinin, i platinit. Veshje platinore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLATÍNTË (i, e) mb. Që është prej platini, platinor. Statujë e platintë. Unazë e platintë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLATÍT (PLATÍS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Ia ul a ia shuaj forcën, e bëj që të dobësohet ose të shuhet fare duke mos e lënë të marrë ajër (për zjarrin etj.). E platiti zjarrin. 2. joka…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PLATÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Nis të ulet a shuhet dalëngadalë (për zjarrin etj.); nis të dobësohet ose të humbasë forcën, bie (për erën etj.). U platit zjar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë