Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PLANETARÍSHT ndajf. Në mënyrë planetare, nga i gjithë planeti. I njohur planetarisht. Gjeni i pranuar planetarisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLANÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT astr. Trup qiellor, që rrotullohet rreth Diellit a një ylli tjetër dhe merr prej tij dritën e ngrohtësinë. Planetët e mëdhenj (e vegjël). Planeti ynë Toka.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PLANETOÍD,~I m. sh. ~E, ~ET astr. Asteroid. Orbita e një planetoidi. Planetoidet e sistemit tonë diellor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLANETOLÓG,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që studion planetët; specialist i planetologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLANETOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që studion planetët; specialiste e planetologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PLANETOLOGJÍ,~A f., astr. Shkenca që merret me studimin e planetëve. Studion për planetologji. I specializuar në planetologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë