Fjalori
PLAKIM

PLAKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Plakje.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PLAK
PLAK

PLAK,~U m. sh. PLEQ, PLÉQTË 1. Burrë i vjetërmoshë. Plak i moçëm (i lashtë) plak shumë i vjetër. Pak i mençur (me mend). Pleq e të rinj gjithë, i madh e i vogël. Shtëpia e pleqve. Fjalë pleqsh fjalë e urtë. Ecën (rri, flet) si plak. Ia dëgjon fjalën plakut. U bëftë plak! (ur.) (kur lind një djalë). Ata që janë pleq, kanë parë mirë e keq. (fj. u.). Edhe plaku, kur pi verë, kërcen pup, si djalë me erë. (fj. u.). Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. (fj. u.). Të riun e zbukuron rinia, plakun stolia. (fj. u.).
2. bised. Burrëmoshë, të madhe, që është baba, kryetar familjeje etj. Plaku i shtëpisë. U kthye plaku. Si ta quajnë plakun? Qoshja pa plak - shtëpi pa oxhak. (fj. u.).
3. bised., etnogr. Burrë i vjetërmoshë, që thirrej si gjykatës për të zgjidhur një mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetave. E vunë plak dikë. Hyri plak diku. Mos u bëj plakshtëpinë e botës! (fj. u.) mos ndërhy në punët e të tjerëve. Edhe të vë plak, edherruan mjekrën. (fj. u.) edhengarkon vetë për një punë, edhe nuk të dëgjon, nuk të pyet ose nuk të përfill fare. Kur s’të kërkon njeri mos dil për plak. (fj. u.). Mos u bëj plakmallbotës. (fj. u.).
4. etnogr. Burrë, zakonisht kamës, që zgjidh ngatërresat ndërmjet njerëzve, që vendos për punët e fshatit etj. Plaku i katundit kryeplaku i fshatit. Pleqtë e fshatit anëtarët e pleqësisë së fshatit. Ranë ndër pleq e shtruan çështjen në pleqësinë e fshatit.
5. etnogr. Qenie përrallore, që përfytyrohet si një plak me mjekërbardhë, i cili u sjell fëmijëve dhurata natën e Vitit të Ri; ai që luan rolin e kësaj qenieje me rastin e festësVitit të Ri. Plaku i Vitit të Ri.
6. bised. Dordolecvihet në mes të kopshtit për të trembur zogjtë. Plaku i kopshtit. Është bërë si plak bostani është shëmtuar.
7. let. Mbret, prift.
8. bot. Madërgonë.
Sin.: kryefamiljar, xhaxho, plakaman, plakarec, plakarush, plakaruq, plakosh, plakuc, plakuçan, kryeplak, pleqnar, fjalëtor, gjykatës, dordolec, mbret, prift, madërgonë.
U bëfsh plak me mjekër! ur. të kesh jetëgjatë! Bëhet plakshtëpinë e botës (dikush) keq. ndërhynpunët e të tjerëve; do t’u japë mendtjerëve për punët e tyre, do që të komandojëtjerët. Plak pas plaku brez pas brezi. E vë plak (dikë) e zgjedh si më të mençur e të paanshëm dhe e ngarkojndajë një grindje ose një mosmarrëveshje; e vë atë të gjykojë diçka. Të vë plak e të rruan mjekrën (dikush) të ngarkon një punë a të beson një detyrë dhe nuk të pyet ose nuk të përfill fare; të vë prift e të rruan mjekrën.

PLAK

PLAK,~Ë mb. 1. I vjetërmoshë, i kaluar nga mosha; i vjetër, i moshuar. Burrë plak. Grua plakë. Qen (ujk) plak. Dhelpër plakë (edhe fig.). Ujk plak (i vjetër) (edhe fig.). Ështëplak se i vëllai. Qeni plak nuk leh pas hënës. (fj. u.). Dhelpra plakë i di shtigjet. (fj. u.). S’ndërron çap pela plakë. (fj. u.).
2. bised. Që ka mbirë a është mbjellë prej shumë kohësh, që jeton prej shumë kohësh, i moçëm; i vjetër; që i ka kaluar koha, jo i njomë, i fishkur (për perimet). Rrap (lis) plak. Pyll plak. Fjalë plaka.
3. fig. Që di shumë, që ka përvojëmadhe nga jeta; që di e ka përvojëshumë se të tjerët, i vjetër.
Sin.: i vjetër, i moshuar, i moçëm, jetos, plakush, plakarush, plakaman, plakarec, plakaruq, plakosh, plakuc, plakuçan, gërdhuq, gërxho, jetëngrysur, i shkuar, i jetosur, jetik, i fishkur, i përvojshëm, i thinjur.
*Dhelpër plakë (e vjetër). Mbeti si *kaposhi plak keq. (dikush). *Pelë plakë me palldëmkuq përçm. *Ujk plak (i vjetër).

PLAK

PLAK vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj plak; e bëjduket i shkuarmoshë; vjetroj, mplak. E plakën hallet e vuajtjet. Halli plak njerinë. (fj. u.).
2. bised. Kaloj, ngrys (kohën). Plak kohën (ditët). Plaku nja dy orë me të.
3. fig., bised. E vonoj, e bëjpresë dhe e mërzit shumë dikë. Ec, se na plake! Ai të plak duke folur.
Sin.: mplak, vjetroj, moshoj, plakarec, plakaris, lashtoj, thinj, vonoj, ngrys.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.