Fjalori
PJESË

PJÉS/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Copë, ndarje a njësihyn në një të tërë ose që mundveçohet prej saj; një nga copat a njësitë, në të cilat ndahet diçka; vendi që zë kjo copë a njësi në të tërën. Pjesë e madhe (e vogël). Pjesa e sipërme (e poshtme, anësore, qendrore) e diçkaje. Pjesa e parë (e dytë) e lojës. Pjesa e parë (e dytë, e fundit) e ditës. Pjesa e poshtme (e sipërme) e lumit. Pjesa veriore (lindore) e vendit. Pjesa e punuar e arës. Pjesët përbërësefizikës (të biologjisë). Pjesa dhe e tëra. E ndaupjesë. Pjesët e fjalisë (gjuh.) gjymtyrët e fjalisë. Pjesët e ligjëratës (gjuh.) klasat kryesore, në të cilat ndahen fjalët e një gjuhe, sipas kuptimitpërgjithshëm leksikor, veçorive morfologjike e fjalëformuese dhe funksioneve sintaksore (p.sh. emri, mbiemri, përemri, folja, ndajfolja, parafjala etj.).
2. Send a elementhynpërbërjen e një organizmi, mekanizmi etj. dhe kryen një punëcaktuar brendatërës; gjymtyrë. Pjesët përbërëse. Pjesët e trupit. Pjesët e makinës (e motorit). Pjesët e xhokës (e xhubletës). Pjesë e figurës (gjeom.). Pjesët e numrit (e shumës) (mat.). Pjesë ndërrimi (tek.). Përbëhet nga shumë pjesë. Mbërtheu pjesët. E zbërtheupjesë. I zëvendësoi një pjesë.
3. Sasi e diçkajehynlidhjecaktuar me një sasidiçkaje tjetër për të formuar një të tërë. Pjesa e ujitbimët (në trupin e njeriut, në gjak). Pjesa e fortë (e butë) e një lënde. Pjesa drusore e bimës. Pjesa kërcore e veshit.
4. Ndarje a grupështëpak se e tëra, sasi jo e plotë e diçkaje; jo të gjithë frymorët, sendet etj., disa, një sasi (zakonisht me numërorin një). Pjesa më e madhe (dërrmuese) e zgjedhësve shumica. Një pjesë e mirë e tyre. Një pjesë e punëtorëve (e nxënësve). Bëri një pjesëpunës. Një pjesë e shokëve nuk e dinte. Një pjesë mendon ndryshe.
5. Diçka nga një e tërë, që i përket dikujt a është caktuar për dikë; ajo që i bie dikujt kur ndahet një trashëgim a diçka tjetër. Pjesa jonë. Kërkoi (donte, mori) pjesën e vet. I bëj pjesë dikujt. Ia ruajtën pjesën. Më biepjesë. I hyripjesë dikujt ia mori diçka pa të drejtë. E lanë pa pjesë. Ka edhe ai pjesëkëtë punë (në këtë faj).
6. Detyrë, punë, veprim etj. që duhetkryejë a kryen dikush.
7. Anë e hapësirës; krahinë e një vendi; vend. Në çdo pjesërruzullit tokësor (të botës). Ngagjitha pjesët e vendit.
8. Ndarje në një vepër letrare, shkencore etj., ku shtjellohet a trajtohet një çështje e caktuar a një anë e veçantë e saj; copë e vogël e një libri a e një shkrimi, që shkëputet prej tij e qëndronvete. Roman (poemë, studime) me pesë pjesë. Pjesënxjerra nga libri. Përmbledhje me pjesëndryshme.
9. Vepër dramatike. Pjesë satirike. Vunëskenë një pjesë të re.
10. Roliluanskenë një aktor. Mësoi pjesën e vet. Luan pjesën kryesore.
11. muz. Vepër jo e madhe muzikore; një copë nga kjo vepër muzikore; melodia e kësaj vepre a cope. Pjesëlehta (të zgjedhura). Pjesë për violinë dhe orkestër. I ra një pjesenjohur.
12. Periudhë nga jeta a veprimtaria e dikujt; diçkaështë e lidhur ngushtë me jetën ose me veprimtarinë e dikujt. Pjesë nga jeta e shkrimtarit. Pjesë nga puna e tij si diplomat. Pjesë e pandarë e zhvillimitvendit.
13. bised. Palë, anë. Pjesa shqiptare. Është i pjesës sonë.
Sin.: përbërës, gjymtyrë, hise, talë, short, fragment, copë, anë, vend, palë, ngastër, parcelë, danik, anësi, ndarje, njësi, çikë, dorë, send, element, thelë, herë, mis, sasi, tahin, detyrë, punë, krahinë, syth, dramë, rol, vepër, periudhë, seri.
Bëj pjesë hyj, futem diku; jam anëtar a pjesëtar i diçkaje. Më ra në pjesë (diçka) më erdhi një e keqe e papritur, më ra një fatkeqësi, mua më zuri e keqja. I hyripjesë (dikujt) ia mori diçka pa të drejtë; i hëngri bukën. E luan pjesën (dikush) libr. vepron me shkathtësi e me zgjuarsi sipas gjendjes, di t’u përshtatet rrethanaveçastit, bën ashtu si e do puna a situata. Marr pjesë (diku) hyj diku, bashkohem me të tjerë në një punë a në një veprimtari. Pjesa e luanit libr. pjesa më e madhe dhe më e mirë e diçkaje, që e merr më i forti për vete pa përfillurtjerët.


Rezultate të ngjashme

PJÉS/ËM (i), ~ME (e) mb. I pjesshëm. Zgjerim i pjesëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PJESËSÍ,~A f., libr. Pjesëti, pjesëtari.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PJESËTÍ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesëtari. Në Fjalorin e Bashkimit gjen fjalë si pjesëti, fëlligshti, fëlliqti etj. 2. Pjesë a copë e diçkaje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PJÉSËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e vogël.2. Copë a pjesë shumë e vogël, që mezi dallohet ose që nuk mund të shihet me sy; grimcë; thërrmijë. Pjesëzat e ajrit. Pjesëz me ngarkesë p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PJÉSAZI ndajf. Në mënyrë të pjesshme, duke e ndarë në pjesë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PJESHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fig., kal. Prek në zemër. E kishte pjeshkuar fort nënën!

Shfaq përkufizimin e plotë →

PJÉSHK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. (lat. Persica vulgaris, Prunus persica, Amygdalis persica) Dru frutor, me degë të hapura, me gjethe të zgjatura, të dhëmbëzuara e pa bisht, me lu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PJÉSHKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Pjeshkë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PJESÓR,~E mb., libr. 1. Që është i pjesshëm. Të dhëna pjesore. Kërkime pjesore. Përkime pjesore. Dëmtim pjesor. Rrethim pjesor (usht.). 2. Që ka të bëjë me pjesën e dikujt, i pjesë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PJESÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Një nga trajtat e pashtjelluara të foljes, që nga ana kuptimore e gramatikore ka edhe karakteristikat e mbiemrit dhe që merr pjesë në formimin …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.