Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PJERRTËSÚAR (i, e) mb. I pjerrësuar. Sita montohet pak e pjerrtësuar.
PJERRTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pjerrësoj. Sistemi aktiv i mbështetjes ka aftësinë ta pjerrtësojë automjetin gjatë marrjes së kthesave.
PJÉRRTAS ndajf. 1. Në drejtim të pjerrët; në mënyrë të pjerrët. E mbante pjerrtas. Ra pjerrtas. Lëviz pjerrtas. 2. Shtrembër; mënjanë. Shikon pjerrtas.✱Sin.: shkarthi, tërthoras, t…
Shfaq përkufizimin e plotë →PJÉRRTAZI ndajf. Pjerrtas. E vështroi pjerrtazi. I ngulur pjerrtazi në tokë. Dielli përshkëndiste pjerrtazi bedenat. I preu rrugën pjerrtazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PJERRTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Pjerrësi. Pjerrtësia e të dy anëve të rrugës ishte e detyrueshme. Shpati i malit ngrihej përballë me një pjerrtësi mizore (let.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PJERRTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pjerrësim, pjerrtësirë, pjerrësi. Segmente me pjerrtësim në anën e jashtme të pikës së takimit (mat.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PJERRTËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pjerrësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PJERRTËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv. Pjerrësohet. Tuneli pjerrtësohej befas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PJERRTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pjerrësoj. Sistemi aktiv i mbështetjes ka aftësinë ta pjerrtësojë automjetin gjatë marrjes së kthesave.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë