Fjalori
PJEKTË

PJÉKTË (i, e) mb. 1. I pjekurfurrë. Patate (speca) të pjektë.
2. Që ka arritur pjekjen biologjike (për një frutë). Qershi (kumbulla) të pjekta.
3. fig. I rritur e i pjekur, i përvojshëm. Është shumë më i pjektë se ne.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PJEK
PJEK

PJEK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Shkopi më i gjatë, me të cilin godasin cinglin në lojën me cingla. Godit (hedh) cinglin me pjek.

PJEK

PJEKI vep., PÓQA, PJÉKUR kal. 1. diçkafurrë ose në zjarr që të zbruhet e të rreshket dhebëhet e gatshme për t’u ngrënë. Pjek bukën (kulaçin, mishin). Pjek byrekun (lakrorin). Pjek qengjinhell. Pjek patate. Pjek misraprush. Pjek qefullin në tjegull. Pjek kafenë kafenëqebap dhe e rrotullojzjarr që të bëhet për t’u bluar. Pjekzjarr (në prush, në furrë, në sobë, në saç).
2. Shtie diçka në një furrëposaçme ose në një vendmbyllur me temperaturëlartë për ta bërë më të fortë, më të qëndrueshme, më të ngjeshur etj. Pjek tullat (tjegullat). Pjek vorbat (shtambat, qypat).
3. Ziej rrushin a pemëtjera në një kazanposaçëm për të nxjerrë raki. Pjek raki.
4. krahin. Bëj një kafe. Poqi një kafe.
5. vet. v. III Bën që të arrijë zhvillimin e vet të plotë (një pemë, drithi etj.) dhejetë i gatshëm për t’u përdorur. I poqi vapa pemët (fiqtë, kumbullat). Pema pa u pjekur s’hahet. (fj. u.).
6. edhe jokal. vet. v. III Lëshon nxehtësimadhe sa të djeg; përvëlon. Pjek dielli. Na poqi vapa.
7. vet. v. III E bënmbledhë, të çahet dhenxjerrë përjashta qelbin; e bënnxjerrë këlbazën. Shurup që e pjek kollën.
8. fig., kryes. v. III E bënfortë e të aftë për jetën a për një veprimtari, duke i dhënë përvojën e njohuritë e nevojshme, duke e kalitur etj. Hallet (vuajtjet) e poqën para kohe. Puna e poqi atë djalë.
Sin.: furroj, ziej, djeg, burrëroj, urtësoj, rreshk, zbruj, thaj, nxjerr, shenj, përshenj, skuq, përvëloj, pëlcas, forcoj, kalit.
Nuk i është pjekur ashti (*kocka) (dikujt). As të pjek e as të djeg (dikush) s’të mbaron punë, s’të shërben për gjë; nuk e bën diçka derifund e si duhet; as të ngroh e as të ftoh; as ndez e as shuan; as prish e as ndreq; as prin e as ndjek; as qan e as qesh; as turbullon e as kullon; (s’është) as për tutje as për tëhu. *Djeg e pjek (dikush). *Hiq e piq. Ma poqi *buzën (dikush a diçka). Ta pjek *byrekun (dikush). Ta pjekë në *hell (dikë) keq. Nuk i është pjekur *kocka (ashti) (dikujt). I poqi *mëlçinë (dikujt).

PJEK

PJEKII vep., PÓQA, PJÉKUR bised., kal. 1. Takoj dikë; ndesh. Poqi një mik (një shok). E poqaaeroport. Piqe njëherë këtu! ma jep dorën!, toke!
2. Prek, çik. E poqi me gisht.
3. Përputh. I poqi bashkë dy fletë.
Sin.: takoj, prek, trokas, puq, përputh, përpjek, ndesh, has, çik.
pjek *ylli (me dikë). E pjek ndër *mend (diçka). I poqën *pizgat.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.