Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PJEKI vep., PÓQA, PJÉKUR kal. 1. Vë diçka në furrë ose në zjarr që të zbruhet e të rreshket dhe të bëhet e gatshme për t’u ngrënë. Pjek bukën (kulaçin, mishin). Pjek byrekun (lakrorin). Pjek qengjin në hell. Pjek patate. Pjek misra në prush. Pjek qefullin në tjegull. Pjek kafenë vë kafenë në qebap dhe e rrotulloj në zjarr që të bëhet për t’u bluar. Pjek në zjarr (në prush, në furrë, në sobë, në saç).
2. Shtie diçka në një furrë të posaçme ose në një vend të mbyllur me temperaturë të lartë për ta bërë më të fortë, më të qëndrueshme, më të ngjeshur etj. Pjek tullat (tjegullat). Pjek vorbat (shtambat, qypat).
3. Ziej rrushin a pemë të tjera në një kazan të posaçëm për të nxjerrë raki. Pjek raki.
4. krahin. Bëj një kafe. Poqi një kafe.
5. vet. v. III Bën që të arrijë zhvillimin e vet të plotë (një pemë, drithi etj.) dhe të jetë i gatshëm për t’u përdorur. I poqi vapa pemët (fiqtë, kumbullat). Pema pa u pjekur s’hahet. (fj. u.).
6. edhe jokal. vet. v. III Lëshon nxehtësi të madhe sa të djeg; përvëlon. Pjek dielli. Na poqi vapa.
7. vet. v. III E bën të mbledhë, të çahet dhe të nxjerrë përjashta qelbin; e bën të nxjerrë këlbazën. Shurup që e pjek kollën.
8. fig., kryes. v. III E bën të fortë e të aftë për jetën a për një veprimtari, duke i dhënë përvojën e njohuritë e nevojshme, duke e kalitur etj. Hallet (vuajtjet) e poqën para kohe. Puna e poqi atë djalë.
✱Sin.: furroj, ziej, djeg, burrëroj, urtësoj, rreshk, zbruj, thaj, nxjerr, shenj, përshenj, skuq, përvëloj, pëlcas, forcoj, kalit.
♦ Nuk i është pjekur ashti (*kocka) (dikujt). As të pjek e as të djeg (dikush) s’të mbaron punë, s’të shërben për gjë; nuk e bën diçka deri në fund e si duhet; as të ngroh e as të ftoh; as ndez e as shuan; as prish e as ndreq; as prin e as ndjek; as qan e as qesh; as turbullon e as kullon; (s’është) as për tutje as për tëhu. *Djeg e pjek (dikush). *Hiq e piq. Ma poqi *buzën (dikush a diçka). Ta pjek *byrekun (dikush). Ta pjekë në *hell (dikë) keq. Nuk i është pjekur *kocka (ashti) (dikujt). I poqi *mëlçinë (dikujt).
PJEKII vep., PÓQA, PJÉKUR bised., kal. 1. Takoj dikë; ndesh. Poqi një mik (një shok). E poqa në aeroport. Piqe njëherë këtu! ma jep dorën!, toke!
2. Prek, çik. E poqi me gisht.
3. Përputh. I poqi bashkë dy fletë.
✱Sin.: takoj, prek, trokas, puq, përputh, përpjek, ndesh, has, çik.
♦ Më pjek *ylli (me dikë). E pjek ndër *mend (diçka). I poqën *pizgat.
PJÉKAS ndajf. Pjekazi. U gjendën pjekas në rrugë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PJEKÁÇ,~E mb., iron. 1. Që ka filluar të piqet (për një fëmijë), që po del nga adoleshenca. Je pjekaç tani e sʼduhet të bësh kështu! 2. iron. Që mbahet si i mençur, por nuk është i…
Shfaq përkufizimin e plotë →PJEKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pjekoj ose kur pjekohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PJÉKJ/E,~AI f. 1. Veprimi kur pjek diçka në zjarr etj.; veprimi kur piqet diçka ose kur arrij moshën e pjekurisë.2. Gjendja kur pjek ose kur piqem. Pjekja e bukëve (e mishit, e pes…
Shfaq përkufizimin e plotë →PJÉKJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur takoj dikë a diçka ose kur takohem a piqem me dikë. 2. Takim, pikëpjekje. Kishte një pjekje me dikë.✱Sin.: takim, pikëpjekje, trok…
Shfaq përkufizimin e plotë →PJEK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I vë pjekën një kafshe. Pjekoi kalin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PJÉK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Vendi i takimit; pikëpjekje. E nxirrnin nusen në pjekë (etnogr.) caktonin vendin e takimit për të marrë nusen krushqit.✱Sin.: pikëpjekje pikëtakim, vendta…
Shfaq përkufizimin e plotë →PJÉK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Pengojcë që i vihet kalit, mushkës etj. ndër këmbë që të mos largohet shumë nga vendi ku kullot dhe të mos bëjë dëme rreth e përqark. U vuri pjeka kuajve…
Shfaq përkufizimin e plotë →PJÉK/Ë,~AIII f. sh. ~Ë, ~ËT Berr që piqet në hell.
Shfaq përkufizimin e plotë →PJÉK/Ë,~T f. vet. sh. Qerpikët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë