Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÍT/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Shtresë brumi, e mbuluar me kimë, me djathë etj., që piqet në furrë. Pite me kimë (me djathë). Si të jetë dita, bëhet pitja. (fj. u.).
2. Bukë e hollë e gatuar me miell të situr dhe e pjekur në çerep ose në furrë. Pite e grunjtë.
3. Byrek i gatuar me petë të holla, me gjalpë, me vezë, me kos, me djathë etj. Pite me kos e me vezë. Holloi një pite. Pite me bishta qepe.
4. Hojëzat e bletëve, huall mjalti. Pite natyrore (artificiale). Pite dylli. Heq (vë) pitet.
5. Rrotull e sheshtë me fletë lulesh aromatike të ngjeshura dhe të thara në hije, e cila mbahet për erë të mirë.
✱Sin.: pitar, kulaç, hoje, huall, hojëz, bukëz, fashuall, rrotull, byrek.
♦ Ku di *arusha ç’është pitja iron.
PÍT/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET zool. 1. (lat. Pitta granatina) Zog me trup vogël, sqeptrashë, bishtshkurtër, që ushqehet kryesisht me milingona, brumbuj druri, buburreca dhe brumbuj.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje zogjsh të tillë: Pitja barkkuqe (lat. Pitta erythrogaster). Pitja e kadifenjtë (lat. Philepitta castanea). Pitja e kaltër (lat. Pitta cyanea). Pitja kokëzezë (lat. Pitta sordida novaeguineae, Pitta sordida cucullata).
PITEKANTRÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT paleont. Njeriu më i lashtë që është zbuluar, i cili ruante ende tiparet e majmunëve antropomorfë, por kishte fituar aftësinë të qëndronte mbi dy këmb…
Shfaq përkufizimin e plotë →PITEKOFÁG,~E mb. Majmunngrënës. Kafshë pitekofage.
Shfaq përkufizimin e plotë →PITEKOÍD,~E mb. Që ka të bëjë me majmunin, i majmunit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PITERÍ,~A f. sh. ~, ~TË Lokal ku përgatiten, shiten e hahen pite.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë