Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PITARÁQ,~E mb. 1. I shtypur, i sheshtë si pite. Me fytyrë pitaraqe. 2. fig. I mangët nga mendja. 3. I mefshtë, i pitë. 4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PITAGORIÁN,~E mb., libr. Që ka të bëjë me Pitagorën, i Pitagorës. Sistemi pitagorian i njohurive. Formula pitagoriane. Matematika pitagoriane. Të kuptuarit pitagorian të harmonisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PITÁLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Simite.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÍTAS ndajf. 1. Rëndë, duke i dhënë rëndësi vetes. Ecte pitas.2. Si i mpirë. I hidhte këmbët pitas. 3. Duke lëshuar një zhurmë të mbytur. Dallgët përplaseshin pitas në breg.
Shfaq përkufizimin e plotë →PITÁÇ,~E mb. 1. Lypës; përderës.2. Që nuk kërkon nga vetja, i rëndomtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PITÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kokërr gështenje petake me pak tul. 2. Grua e papastër, grua që nuk mban pastërti. 3. fig. Vajzë buzëhollë e nazike.
Shfaq përkufizimin e plotë →PITÁÇKË mb., fig. 1. Që është buzëhollë e nazike. Vajzë pitaçkë.2. Që është e papastër; që nuk mban pastërti.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë